Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dhermi - Palase, kerkohet Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Mekanik

    Dhermi - Palase, kerkohet Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Mekanik
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | Mekatronik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023
    Pozicioni: Mbikëqyrës Punimesh- Inxhinier Mekanik
    Vendndodhja: Palasë
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Mekanik, si pjesë e Njësisë së Mbikëqyrjes, mbështet menaxherin dhe njësinë në detyrat e përditshme që kanë si objekt kontrollin e mbarëvajtjes së gjithë procesit të zbatimit të punimeve mekanike, në përputhje me kontratën e bashkë investimit, projektin, kushtet teknike të projektimit dhe të zbatimit, si dhe destinacionin e objektit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Ndjek ecurinë e punimeve mekanike (HVAC, MNZ etj.) në faza, që nga zbatimi deri te kolaudimi përfundimtar, përfshirë instalimet hidraulike të objektit dhe infrastrukturës, furnizimin me ujë, shkarkimet etj.;​
    Gjatë zbatimit të objektit, sigurohet që punimet të realizohen në përputhje me projektet e miratuara (Projekt Leje Ndërtimi, Projekt Zbatimi) dhe afatet e përcaktuara në kontratë;​
    Sigurohet që materialet e përdorura në vepër të jenë konform projektit të miratuar;​
    Kërkon kryerjen e provave të materialeve ndërtimore të përdorura në objekt, në rast se ato nuk janë realizuar në masën e nevojshme, sipas vëllimeve të zbatimit dhe lëndës së parë të furnizuar, për të verifikuar cilësinë;​
    Në rast se konstaton të meta në zbatim, njofton menjëherë Menaxherin e Njësisë së Mbikëqyrjes Teknike, duke përgatitur edhe një raport mbi devijimet nga projekti i miratuar;​
    Kontrollon zbatimin e grafikut të hollësishëm të punimeve ndërtimore dhe raporton tek Menaxheri për realizimin e tij;​
    Raporton në mënyrë periodike (javore/mujore) tek Menaxheri, duke evidentuar problematikat dhe ecurinë përkatëse të fazave të zbatimit;​
    Asiston menaxherin në marrëdhëniet e bashkëpunimit me stafin e departamenteve të tjera në funksion të projektit;​
    Asiston në zhvillimin dhe vlerësimin e projektit për të përcaktuar nëse ai është i realizueshëm dhe nëse ja vlen të ndërmerret;​
    Siguron konsulencë teknike për aspekte të caktuara të menaxhimit të projektit që janë përtej fushës së njohurive të Menaxherit të Projektit;​
    Merr pjesë dhe jep mbështetje në përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve hidroteknike;​
    Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Njësisë.​
    Edukimi: Diplome Universiteti – Inxhinieri Mekanike
    Kualifikime të tjera:​
    Eksperiencë mbi 5 vite në fushë;​
    Të paktën 7 vite përvojë në fushën e zbatimit të punimeve mekanike-hidraulike;​
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të mbështetur në marrjen e vendimeve;​
    Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;​
    I vëmendshëm ndaj detajeve dhe me aftësi për të ofruar zgjidhje teknike në projekt;​
    Aftësi për të punuar në skuadër;​
    Njohuri të mira të legjislacionit ndërtimor dhe të standardeve teknike në fuqi;​
    Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;​
    Përdorim i domosdoshëm i AutoCAD (në 2D dhe 3D) dhe i paketës MS Office (Project, Word, Excel, PowerPoint, Outlook etj.); njohja e programeve BIM (si Revit, etj.) përbën avantazh.​
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecrui...rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 28/05/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X