Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Administrator ne Administrimin e Objekteve te Banimit

    Tirane, ofroj vend pune Administrator ne Administrimin e Objekteve te Banimit
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | NenpunesSupervizor | Team Leader
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Administratori i sherbimit te mirembajtjes se objekteve rezidenciale, harton, zbaton politiken dhe strategjine e zhvillimit te ketij sherbimi. Menaxhon proceset me synim permiresimin e sherbimit, duke permiresuar kushtet dhe cilesine e komfortit te jeteses ne komunitet me qellim rritjen e vleresimit nga rezidentet, perfitimin e te ardhurave, rritjen e kerkesave per bashkepunim dhe zhvillimit te reputacionit. Startimi i ketij sherbimi ne objektet rezidenciale, synon krijimin e nje modeli sherbimi lehtesues dhe terheqes per vete rezidentet duke ndihmuar ne kete menyre edhe rritjen e tregut te shitjeve te ketyre aseteve.
    Administratori i ketij sherbimi është i përfshirë në të gjitha veprimtarite operacionale të përditshme të rezidences, mirëmbajtjen dhe riparimin, sigurinë, imazhin etj. Administratori trajton ankesat dhe kërkesat e rezidenteve dhe duhet të njohë termat dhe kushtet kontraktuale me ta. Gjithashtu ai planifikon buxhetin vjetor, pergatit raportimin e performancës teknike dhe financiare të sherbimit.
    DETYRAT KRYESORE:
    Harton dhe zbaton strategjinë e përgjithshme të zhvillimit në përputhje me objektivat strategjike të kompanisë;
    Mbikqyr aktivitetin e perditshem operacional duke udhezuar per vendosjen e procedurave te duhura dhe pergjegjesive te struktures ne varesi, per ecurine e duhur;
    Identifikon strukturen e pershtatshme dhe perpilon strategjine e implementimit te saj ne bashkepunim me strukturen e Departamentit te pasurive te paluajtshme;
    Menaxhon resurset humane dhe fizike duke maksimizuar potencialin ekonomik te tyre dhe duke propozuar strukture alternativen me te pershtatshme;
    Krijon mundesi bashkepunimi per zhvillimin e bizneseve ne residence;
    Menaxhon dhe eshte pergjegjes per zhvillimin e hapesirave publike brenda rezidencave si dhe mundesine e dhenies se tyre me qira;
    Shqyrton propozimet e ardhura nga departamenti i marketingut dhe i pershtat me strategjine e zhvillimit te rezidences;
    Mbikëqyr dhe drejton të gjitha operacionet, si dhe menaxhon stafin administrativ, të mirëmbajtjes, sigurisë;
    Monitoron dhe drejton aktivitetin ditor, duke deleguar detyra sipas strukturave pergjegjese;
    Perpilon dhe konfirmon procedura te aktivitetit te punes, duke perfshire te gjitha strukturat pergjegjese, strukturat aktuale si dhe duke detajuar detyrat perkatese;
    Sherben si pike referimi per te gjitha problematikat e rezidenteve, dhe delegon detyrat sipas perkatesise;
    Siguron shërbime të shkëlqyera për rezidentet. Përgjigjet në kohë dhe në mënyrë të rregullt kërkesave/problemeve nëpërmjet stafit të mirëmbajtjes. Ndjek procesin për të siguruar zgjidhje të kënaqshme të problemeve. Garanton një mbulim emergjent 24 orësh për pronën;
    Administron hapesiren, duke siguruar monitorim, bashkepunim, kordinim, informacion ne lidhje me kontaktet e emergjencës, kërkesat e sigurimit, procedurat e kërkesës për mirëmbajtje;
    Drejton shërbimet e mirëmbajtjes, stafin e pastrimit, parkimit dhe sigurinë;
    Raporton informacionin financiar - Gjen & raporton performancën financiare të aktivitetit;
    Menaxhon buxhetin dhe merr masa per zvogëlimin e shpenzimeve në përputhje me strategjinë e biznesit;
    Kryen inspektime periodike të pronës dhe hapësirave për të siguruar pajtueshmëri në mirëmbajtjen e duhur të rezidences;
    Menaxhon stafin dhe krijon KPI per menaxhimin e performances;
    Koordinon respektimin e rregullave te sigurise ne pune dhe te mbrojtjes se mjedisit.
    KRITERET KRYESORE:
    Edukimi: Arsim i Larte.
    Kualifikime te tjera: Te kene pervoje dhe kualifikime profesionale ne profile te ngjashme. Te kene aftesi komunikimi dhe negocimi. Te kene aftesi per te vepruar.
    Gjuhe te huaja: Anglisht
    Njohuri kompjuterike: Msc Office.
    Eksperienca e kerkuar: Min. 5 vite eksperience ne pozicione te njejta ose te ngjashme
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 20 Maj 2025, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X