Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    AUTO TR-DR; KM 6; KASHAR; TIRANË

    Conad, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, aktiv që nga viti 2006, është në kërkim të personelit për pozicionin:
    Specialist/e Blerjesh (Buyer) – Sektori Fruta & Perime
    Kërkesat kryesore:
    Diplomë në Ekonomi, Menaxhim apo fusha të ngjashme (preferohen studimet e kryera në Itali);
    Eksperiencë e mëparshme si blerës ose përgjegjës sektori në fruta-perime (minimumi 3 vite përvojë);
    Njohuri të shkëlqyera të tregut lokal të frutave dhe perimeve. Sezonit të tyre dhe cilësisë së produkteve;
    Njohje e mirë e gjuhës italiane (njohja e një tjetër gjuhe të BE-së përbën avantazh);
    Aftësi të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office, në veçanti Excel dhe mjeteve analitike;
    Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikuese me furnitorë dhe partnerë të jashtëm;
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të ndjekur dinamikat e sektorit të shitjes me pakicë (Retail);
    Integritet dhe ndjenjë përgjegjësie në menaxhimin e të dhënave dhe informacionit konfidencial;
    Disponueshmëri për të udhëtuar brenda territorit shqiptar.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta në mjedise dinamike.
    Detyrat kryesore:
    Kryerja e blerjeve ditore/javore të frutave dhe perimeve, në përputhje me nevojat e pikave të shitjes dhe standardet e kompanisë;
    Monitorimi i performancës së furnitorëve dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me ta;
    Negocimi i çmimeve dhe kushte vetëfurnizimit me synim optimizimin e kostove dhe garantimin e cilësisë maksimale;
    Vëzhgimi i tregut për çmimet, sezonin, tendenza dhe propozimi i përmirësimeve për kategorinë;
    Kontrollon dhe siguron saktësi dhe dorezim në kohë të porosive;
    Bashkëpunon ngushtë me logjistikën dhe pikat e shitjes për koordinimin e dergimit;
    Kontrollon cilësinë e produkteve ne momentin e pranimit dhe menaxhon çdo problem me furnitorët;
    Përgatit dokumentacionin e blerjeve dhe lëshon raporte mujore.
    Çfarë ofrojmë:
    Një pozicion me rëndësi në një kompani ndërkombëtare me histori të gjatë suksesi;
    Një ambient punenxitës, me mundësi reale për zhvillim profesional;
    Një paketë pagese tërheqëse, në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
    Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: [email protected] (ku te specifikohet pozicioni për të cilin aplikohet) ose të telefononi në numrin 068 905 8529 . )
    Të dhënat e kandidatëve do të mblidhen, përpunohen dhe ruhen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me Legjislacionin Për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimet e mundshme.
     
    Apply

    WhatsApp

    Conad Albania - Autostrada Tirane-Durres, Kashar
    Tirane, Shqiperi
    [email protected] | +355 68 905 8529
Working...
X