Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher i Njësisë së Kostos | Balfin Construction

    Menaxher i Njësisë së Kostos | Balfin Construction
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. NdertimiMenaxhim strategjik | Drejtues
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Kostove
    Departamenti: Raportimit, Kostove dhe garantimit të Cilësisë
    Vendodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Kostos ka përgjegjësi kryesore për ndjekjen periodike të kostove të objekteve, në bashkëpunim me degën teknike dhe financiare. Ai/ajo është përgjegjës/e për hartimin e preventivave, përfshirë përcaktimin e çmimeve për zërat përkatës dhe për punimet shtesë.
    Menaxheri raporton drejtpërdrejt te Drejtuesi i Departamentit dhe te Menaxherët e Projekteve, për çështjet që lidhen me kantiere dhe zbatimin në terren. Gjithashtu, ai/ajo kryeson procesin e hartimit të preventivave për projektet që projektohen nga shoqëria, si dhe ndjek dhe koordinon punën e stafit që ka në varësi.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Drejton, orienton dhe monitoron stafin e njësisë në realizimin e detyrave të mëposhtme:
    Monitorimi i situacioneve mujore, librezës së masave, analizës së çmimeve; përfshirë kontrollin e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
    Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
    Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zërat e punimeve që realizohen nga kompania.
    Kontrolli i preventivave dhe çmimeve përkatëse të projekteve të ardhura nga studiot e projektimit.
    Ndjekja periodike e kostove gjatë fazës së ndërtimit, në bashkëpunim me Menaxherët e Projekteve (PM), Përgjegjësit Teknikë (PT) dhe Inxhinierët e Kantierit (IK).
    Përgatitja e preventivave për paketat tenderuese.
    Vlerësimi i projekteve të reja që ndodhen në proces shqyrtimi.
    Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të kërkuara nga klientët, si dhe për rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare.
    Rishikimi dhe përditësimi i analizave teknike dhe manualit të çmimeve, në përputhje me zhvillimet e tregut dhe publikimet zyrtare.
    Rishikimi periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare që lidhen me kostot e ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor.
    Raportimi i kostove të objekteve tek Drejtuesi I Departamentit, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës.
    Kryerja e kontrolleve të tregut për çmimet e ofruara nga kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke raportuar tek Menaxheri i Projektit për të mbështetur procesin e negocimit dhe fiksimit të çmimeve në preventivin e kontratës së sipërmarrjes.
    Përgatitja e Buxhetit vjetor, Progres/Kost Raporteve dhe Cash Flow te kompanive investiture me frektuence mujore te punimeve.
    Azhornimi i buxhetit vjetor për projektet e ndryshme.
    Kryerja e analizës tekniko-financiare të projekteve.
    Pjesëmarrja në studimet e fizibilitetit për mundësitë e zhvillimit të projekteve.
    Përcaktimi i nevojave për staf, organizimi i punës dhe miratimi i detyrave në koordinim me Drejtorin e Departamentit dhe Zëvendës Drejtorin Ekzekutiv të shoqërisë.
    Në bashkëpunim me Departamentin e Burimeve Njerëzore, përgatitja e vlerësimit të performancës për punonjësit që janë nën varësinë direkte të tij/saj.
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi
    Kualifikime të tjera:
    Eksperiencë mbi 10 vjet si preventivues ose specialist i kontrollit të kostos për projekte ndërtimi civile dhe industriale
    Aftësi për t'u përshtatur me teknologjitë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimit.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe punë efektive në grup.
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime strategjike.
    Aftësi menaxhuese, koordinuese dhe organizuese.
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit për punimet e ndërtimit.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese, si me shkrim ashtu edhe me goje.
    Njohuri shume të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;
    Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:

    Afati i dorëzimit: 06/06/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X