Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Projektues Hidroteknikë

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Projektues Hidroteknikë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Inxhinier Projektues Hidroteknikë
    DETYRAT KRYESORE:
    Përgjegjës për organizimin e punës për detyrën e projektimit për projektet e realizuara nga të tretë;
    Aftësi organizative, menaxhimi dhe planifikimi, përfshi aftësinë për të kryer disa punë njëherazi;
    Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e profesionistëve të tjerë, si inxhinierë, menaxherë të fushës së ndërtimit;
    Kryen rol teknik, organizativ dhe supervisor per projektet ne ndertim, disiplina përkatëse;
    Harton projektet (të gjitha fazat) duke perfshire gjithe elementet si: Vizatimet e detajuara, raportet etj., për instalime hidrosanitare, furnizim me ujë – kolektorë shkarkimi, ujësjellës-kanalizime urbane – rurale, vepra ujitje – kullimi – impiante vaditëse, vepra të trajtimit të ujit.
    Kontrollon, vlerëson & rishikon projektet nga ana teknike;
    Përgjegjës për dhënien e zgjidhjeve teknike në lidhje me punimet inxhinierike si dhe hartimin e raporteve teknike;
    Përgjegjës për pregatitjen e metodikave te ndryshme te punimeve per punimet hidraulike/hidroteknike per fazen e tenderit dhe zbatimit;
    Përgjegjës për analizimin e problematikave nga kantieri dhe dhënien e zgjidhjes/ve teknike optimale;
    Kryen vlerësimin e zgjidhjeve teknike nga palë të treta dhe propozon përmirësime;
    Rishikimin e specifikimeve teknike, pergatitjen e tyre nese eshte e nevojshme;
    Merr pjesë në vlerësimin teknik të ofertave në procedura prokurimi ose tendera;
    KRITERET KRYESORE:
    Edukimi: Inxhinieri Ndërtimi, Hidroteknikë
    Eksperienca e punes: Mbi 5 vite eksperience ne Projektim dhe Zbatim godinash dhe infrastrukture;
    Gjuhe te huaja: Aftesi te shkelqyera komunikimi ne Shqip dhe Anglisht (gjuhet shtese jane plus);
    Aftesi per te punuar dhe organizuar punen ne grup (shume e rendesishme);
    Aftesi per te punuar pa supervizim;
    Aftesi raportuese
    Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit [email protected] ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
    Afati i fundit i aplikimit eshte data 20 Maj 2025, ora 17:00.
    * Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Gener 2 Sh.p.k.
    ABA Business Center | Rr. Papa Gjon Pali II
    Tirana, Albania
    Tel. +355 4 4501700 | Fax. +355 4 2248312
    [email protected] | www.gener2.al
Working...
X