Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Operator shitje

    Tirane, ofroj vend pune Operator shitje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Amar Light Kamez ofron vend pune Operator shitje
    Qëllimi i Pozicionit:
    Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve ne Showroom, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Amar Light, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.
    Detyrat
    Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet telefonit ose ne Showroom.
    Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
    Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale.
    U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
    Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e shitjeve dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
    Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon ose fizikisht.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve.
    Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
    Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët
    Aftësitë:
    Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike
    Njohes i programit Bilanc Web
    Te kete njohuri ne fushen elektrike ose ate te ndricimit
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
    Të jetë i/e gatshëm/me dhe i/e aftë të punojë në grup.
    orari disponibel i pune e hene- e shtune, 08:00 - 17:00
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në:
    Cel. : 0696669868
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | 0696669868
Working...
X