Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Billa Shkodër- Menxher Projektesh

    Billa Shkodër- Menxher Projektesh
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eMenaxhim Biznesi
    Billa & Co Sh.p.k është një kompani dinamike, që operon në tregun shqiptar në fushën e tregtimit të pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve të ndërtimit. Me një përkushtim të veçantë ndaj cilësisë dhe shërbimit të klientit, ne synojmë të zgjerojmë më tej ekipin tonë me individë të motivuar dhe profesionistë.
    Përgjegjësitë:
    Promovon dhe menaxhon ciklin e shitjeve për produktet e kompanisë në projekte të ndryshme ndërtimi, si ato rezidenciale ashtu edhe ato komerciale.
    Kryen kërkime në terren, vendos kontakte dhe harton propozime teknike konkrete për të plotësuar nevojat e klientëve.
    Arrin objektivat e përcaktuara nga kompania.
    Zbaton politikat, udhëzimet dhe procedurat e kompanisë.
    Identifikon dhe zgjidh shqetësimet e klientëve në kohë.
    Mban marrëdhënie të rregullta me klientët.
    Bashkëpunon me departamentet përkatëse për të zgjidhur çdo problem ose kërkesë nga klientët.
    Kualifikimet:
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative për të zgjidhur situata të ndryshme me efikasitet.
    Preferohet që të ketë përfunduar Fakultetin Ekonomik.
    Të jetë përdorues i avancuar i internetit dhe paketës Office.
    Të zotërojë leje drejtimi automjeti.
    Ne ofrojmë:
    Pagë konkurruese;
    Mundësi për zhvillim profesional;
    Ambient pune profesional dhe bashkëkohor
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: [email protected]
    Afati i fundit për aplikim: 26/05/2025
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Billa & Co Shpk
    +355 68 907 2007
    [email protected] | www.billa.al
    Autostrada Tirane-Durres, Km.7
Working...
X