Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR Kasier/e , DURRES (Vollga, Stadiumi)




    NJOFTIM PUNE

    SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale


    Pozicioni: Kasier/e
    Departmenti: Departamenti i kasave
    Vendodhja: Durrës
    Përmbledhja e Pozicionit: Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në menaxhimin e sektorit në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë;
    Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    - Mirëpret dhe komunikon me klientët me etikë të lartë profesionale;
    - Siguron që të gjitha produktet janë skanuar në mënyrë korrekte;
    - Kontrollon çdo produkt që kalon mbi kasë;
    - Komunikon çmimin konsumatorëve duke kryer të gjitha metodat e pagesave sipas procedurave standarte në përputhje me kërkesën e klientit;
    - Kujdeset për gjendjen e cash-it në kasë;
    - Orienton dhe ndihmon konsumatorët në gjetjen e produkteve specifikë duke informuar ata mbi ofertat e fundit;
    - Mirëmban në rregull ambjentin e punës duke e pajisur me furnizimet e nevojshme, etj.

    Kërkesat:
    a. Edukimi:Arsim i mesëm ose i lartë.
    b.Eksperiencat e punës:Eksperiencë pune të ngjashme.
    c.Kualifikime të tjera:
    - Të zotërojë aftësi të mira kompjuterike të paketës Microsoft Office;
    - Njohuri të mira të gjuhës angleze, përbën avantazh.
    d. Aftesi të tjera:
    - Aftësi për te punuar në skuadër;
    - Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    - Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
    - Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    AplikoWhatsApp
Working...
X