Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndërtimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.
    Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
    Inxhinier Ndërtimi
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Kontrollon punimet që të jenë në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë;
    Harton dhe ndjek grafikut e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
    Kontrollon grafikun e punimeve për ecurinë normale të tyre;
    Kontrollon firmat nënkontraktore dhe merr masa që të përmbushen të gjitha kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier;
    Kontrollon cilësinë e lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm;
    Jep zgjidhje nga ana teknike për problemet që mund të dalin gjatë punimeve;
    Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret;
    Përgatit raporte periodike në lidhje me ecurine e projekteve;
    Menaxhon dhe monitoron grupet e punes apo individeve që punojnë në kantier;
    Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave nga vartesit e tij;
    Raporton mbi ecurine e punimeve nga grupet e punes tek Eprori i tij
    Kërkesat e vendit të punës:
    Te ketë përfunduar studimet për Inxhinieri Ndërtimi;
    Eksperiencë pune në kompani ndërtimi përbën avantazh;
    Të njohë dhe të përdorë shumë mirë programin AutoCAD dhe paketën Microsoft Office;
    Të njohë mirë dokumentacionin Tekniko –Ligjor;
    Të dijë të përpilojë libreza masash, të zbërthejë projekte, të hartojë preventiva, të nxjerrë volumet dhe të hartojë situacionet mujore;
    Të ketë aftësi analitike dhe të menaxhimit të kohës së punës.
    Kërkesa të veçanta për kandidatët:
    Të jetë i/e komunikueshëm;
    Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
    Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
    Të jetë i/e fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë këmbëngulës;
    Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
    Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
    Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)
    www.hybrid.al / www.globegroup.al
     
    Apply

    WhatsApp

    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X