Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier HSE Grupi


    Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.


    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Inxhinier HSE Grupi
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë

    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier HSE Grupi është përgjegjës për ndjekjen dhe monitorimin e shëndetit dhe sigurinë e punonjësve për kompaninë. Të koordinojë të gjithë kantieret dhe personat përgjegjës të tyre dhe të sigurohet se kompania i përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.


    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Të sigurohet se kompanite përmbushin kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik;Të suportoj per politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë;Të monitorojë implementimin e politikës së shëndetit dhe sigurisë;Të hartoje procedurat e Kompanive për HSE ne baze te legjislacionit Shqiptar si dhe të përmirësojë ato në kuadër të zhvillimit së kompanisë edhe stafit;Të inspektojë, të kontrollojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në njesite perkatese;Të kryejë trajnimin e stafit të ri, si dhe të asistojë në trajnimet e njesive, lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë;Të kryejë DVR për çdo njesi së bashku me grupin e ngarkuar nga kompanite si dhe të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e DVR dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;Të organizojë dhe të asistojë në mbledhjet periodike të këshillit të sigurisë dhe shëndetit në punë;Të kryejë inspektime për të identifikuar rreziqet potenciale që shfaqen në kantier dhe zyrë;Të inspektojë dhe të përgatisë raportet për zbatimin e procedurave në kantiere;Të ndihmojë në hartimin e Planit të Sigurisë dhe Koordinimit;Të ndihmojë në hartimin e Planit Operativ të Sigurisë;Kontrollon zbatimin e rregullores së Sigurisë dhe Shëndetit nga stafi si dhe palet e treta te kompanivenë ;Përpilon raporte periodike mbi implementimin dhe problematikat e Sigurisë dhe Shëndetit në punë;Asiston stafin e njesive mbi nevojat e pajisjeve mbrojtëse personale dhe ato kolektive;Ndjek zbatimin e procedurës së raportimit të aksidenteve;Të bashkërendoj me drejtuesit e njesive për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikëqyret prej tyre;Të asistojë në ndryshimin dhe përmirësimin e vlerësimit të riskut dhe të vendosë plane për të minimizuar këto rreziqe;

    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitetare në Inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

    Kualifikime të tjera:

    Të ketë eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin;Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për sigurinë dhe shëndetin;Të ketë kryer trajnimin e koordinatorit të sigurisë së akredituar nga institucionet shtetërore;Njohje shumë e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).

    Mënyra e aplikimit: 28.02.2024
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:



    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Apliko
Working...
X