Kompania Brunes sh.p.k ,nje kompani lider ne fushen e mobilimit dhe tregetimit te hidrosanitareve dhe pllakave,ne saje te zgjerimit te aktivitetit,
kerkon kandidate potencial per pozicionin "Rekrutuese''
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Përgjegjës për impementimin e të gjithë procedurave të BNJ, administrim, rekrutim, trajnim , vlerësim performance etj;
· Koordinon gjithë procesin e rekrutimit, përgatit JD në bashkëpunim me drejtorët e departamenteve, nxjerr njoftimet, organizon intervistat dhe procesin e punësimit të punonjësve të rinj;
· Administron dosjet e personelit, përgatit kontratat e punës;
· Ndjek dhe zhvillon procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve;
· Koordinon procesin e trajnimit dhe zhvillimit të stafit bazuar në nevojat e identifikuara;
· Ndjek procedurën e largimit të punonjësve;
· Përgatit dokumentacionin e nevojshem për lejet e lindjes të stafit;
· Mban lejet vjetore te stafit/raportet shëndetësore;
· Monitoron respektimin e orarit zyrtar të punës nga stafi sipas Qarkorës së Brendshme për Listeprezencën;
· Kujdeset për nevojat për trajnim të stafit sipas kërkesës së Departamenteve dhe plotëson skemën e amortizimit të trajnimit.
· Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për aplikim për Leje Pune dhe Leje Qëndrimi për punonjës me shtetësi të huaj.
Kërkesa dhe kualifikime
Edukimi: Diplomë Universitare në degën Administrim Bisnes, Juridik;.
Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme në fushën e manxhimit te BNJ.
Kualifikime të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i gjuhës angleze përbën përparësi;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Aftësi për të koordinuar punën;
· Aftësi për të marrë iniciativa dhe propozuar përmirësime në sistemin e manaxhimit të BNj.
Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa [email protected]
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
Ne numrin e telefonit te aplikojne kandidatet si magaziniere,piruniste,punetore magazine te cilet nuk kane CV
Cel. : 0697070978
AplikoWhatsApp