Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST LOGJISTIKE




    Dimension HR për një nga kompanitë më të mëdha në vend që prodhon dhe tregton pije freskuese jo-alkoolike po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:


    SPECIALIST LOGJISTIKE
    Përgjegjësia kryesore e këtij roli është është të sigurojë mbarëvajtjen e proceseve të punës midis magazinës së jashtme dhe asaj të kompanise.



    FUSHAT KRYESORE TE PERGJEGJESISE:
    · Koordinon aktivitetin e magazines se jashtme me ate te Tiranes nepermjet:

    a) Monitorimit te stokut.
    b) Administron spostimin e produktit.
    c) Krijon faturen e shoqerimit per produktin qe do te dergohet dhe do te terhiqet.
    d) Pike kontakti per cdo problematike te lindur ne Magazinen e Durresit duke raportuar tek Manageri i Logjistikes & Demand planing.
    e) Bazuar ne parashikimin ditore te derguar nje dite me pare nga analistet e shitjes ne bashkepunim me Demand planning, zgjedh kush nga distributoret do te furnizohet dhe ku.
    f) Krijon raport javor lidhur me problematikat e hasura ne ndryshimet e parashikimeve si dhe te ngarkim shkarkim shitje te dy magazinave (Tirane -Durres)

    · Koordinon numrin e ngarkesave te shitjes per Distributoret, KA, CDO
    · Monitoron ne magazinen e jashtme Durres moshen e produktit te stokuar dhe rotacionin e produktit.
    · Per transportet e materialeve CDO te planifikuar me transportues te jashtem, pasi krijohet “purchase requisition” nga menaxheri i CDO-se specialisti krijon “Purchase Requisition Quotation” duke vendosur oferten.
    · Kontrollon faturat e transportit mujore per ditributoret qe bejne auto transport nese korrespondojne me sasite e transportuara realisht.



    Eksperiencen dhe Aftesite
    · Diplomuar me bachelor ne Biznes
    · Minimumi 3 vite experience në role të ngjashëm
    · Aftesi te larta organizative me zotesi për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.
    · Vetë-iniciativë, i cili merr nismën i pari.
    · Përdorimi i Microsoft Office, duke përfshirë; Word, Excel dhe Outlook.
    · Njohuri të mira te gjuhes Anglisht / Italisht.
    · Percakton marredheniet e punes me njesi ose departamente brenda kompanise dhe partnere ose kliente jashte kompanise.



    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt «SPECIALIST LOGJISTIKE»
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

    JU MIREPRESIM!




    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Apliko

Working...
X