Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune ARKETAR/E

    Tirane, ofroj vend pune ARKETAR/E
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni: ARKETAR/E
    Departamenti: Finance
    Përshkrimi i Punës
    Pozicioni i arkëtarit përfshin menaxhimin dhe kontrollin e të gjitha lëvizjeve financiare që ndodhin në arkën ditore të kompanisë. Personi në këtë rol është përgjegjës për ruajtjen e saktësisë së të dhënave financiare dhe raportimin e tyre në kohë.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Menaxhimi i arkës ditore dhe transaksioneve financiare.
    Regjistrimi dhe kontrolli i të ardhurave dhe shpenzimeve.
    Kryerja e pagesave të autorizuara nga kompania.
    Mbajtja dhe përditësimi i arkës fizike dhe arkës në sistem.
    Kontrolli dhe përputhja e dokumentacionit financiar me transaksionet reale.
    Përgatitja e raporteve ditore/mujore për lëvizjet në arkë.
    Dorëzimi i dokumentacionit përkatës në departamentin e financës.
    Sigurimi i mbylljes së saktë të arkës në fund të çdo dite pune.
    Ruajtja e konfidencialitetit dhe integritetit të të dhënave financiare.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Të ketë përfunduar arsimin e larte në degën Financës;
    Eksperiencë pune deri në 1 vit në një rol të ngjashëm.
    Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative.
    Përdorim i mirë i programeve bazë kompjuterike (Excel, Word).
    Integritet, korrektësi dhe përgjegjshmëri në menaxhimin e parasë.
    Ofrojmë:
    Pagë e negociueshme në varësi të eksperiencës
    Mundësi për zhvillimin profesional
    Kushte të mira pune​
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj deri në datën 30-04-2025 në adresën [email protected], duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
     
    Apply
Working...
X