FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale, kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në rolin Magazinier.
Përgjegjësitë kryesore:
Kryen marrjen, magazinimin dhe shpërndarjen e materialeve në njësitë përkatëse të prodhimit;Kontrollon të gjitha materialet dhe produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi;Mbikëqyr aktivitetin ditor të magazines;Kujdeset për mirëmbajtjen e magazines dhe administrimin e mallrave;Ruan dokumentacionin e magazinës sipas standardeve të kompanisë;Verifikon dhe identifikon diferencat mes sasisë së marrë në dorëzim dhe sasisë së porositur;Kryen inventarin fizik, në përputhje me udhëzimet e Departamentit të Financës;
Aftësitë e nevojshme:
Aftësi shumë të mira organizative;Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup;Person me integritet, i përkushtuar dhe fleksibël ndaj punës;
Kualifikime:
Diplomë e arsimit të mesëm Ekonomik. Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë.Njohuri të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office;Të njoh sistemet financiare dhe ERP.Përbëjnë avantazh kandidatët të cilët kanë patur eksperiencë në nje rol të ngjashëm me parë, në logjistikë, magazinim dhe inventarizim.
Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [email protected] brenda datës 31/01/2024. Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985
AplikoWhatsApp