Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Finance


    FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale.
    Kompania kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm në pozicionin Specialist/e Finance.

    Përmbledhje e pozicionit: Specialisti i Financës ndjek nga pikëpamja financiare kompaninë, ka në fokus blerjet, furnitorët, inventarët, përgatitjen e raporteve etj.

    Përgjegjësitë kryesore:

    · Regjistrimi/kontabilizimi i faturave të blerjes dhe importeve në sistem;
    · Regjistrimi/kontabilizimi i veprimeve të bankës dhe arkës në sistem;
    · Celja e artikujve, furnitorëve, aktiveve afatgjata në sistem si dhe klasifikimi i tyre në mënyrën e duhur;
    · Rakordimi dhe ndjekja e kartelave të furnitorëve;
    · Verfikimi dhe kontrolli i vazhdueshme i diferencave të inventarit;
    · Kryerja e inventarizimeve fizike në mënyrë periodike;
    · Kontrolli i faturave të blerjes në sistemin e fiskalizimit;
    · Raportimi periodik mbi situatën e kartelave të furnitorëve, inventarit etj.

    Edukimi:

    · Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;

    Aftësitë e kërkuara:

    • Të ketë 1-2 vite eksperiencë pune në këtë fushë;
    • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketes Microsoft Office si dhe te programeve Bilanc Online dhe Financa 5;
    • Të ketë aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi;
    • Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia;
    •Të jetë e aftë të punojë në grup.

    Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [email protected] brenda datës 31 Janar.

    *Të interesuarit preferohet ti bashkangjisin aplikimit dhe nje kopje te Diplomës, Listën e Notave dhe dokumenta të tjera që tregojnë certifikimin e trajnimeve të kryera.


    Apliko
Working...
X