Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Inxhinier/e Ndertimi, profil Gjeoteknik

    kerkohet Inxhinier/e Ndertimi, profil Gjeoteknik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    AGI KONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin: Inxhinier/e Ndërtimi me profil Gjeoteknik.
    Inxhinieri i Ndërtimit me profil Gjeoteknik do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
    Detyrat​
    Kryerja e analizave gjeoteknike dhe vlerësimi i kushteve të tokës dhe strukturave për projekte ndërtimi.
    Hartimi i raporteve teknike për vlerësimin e të dhënave gjeoteknike dhe rekomandimi i zgjidhjeve të përshtatshme për ndërtimin e strukturave.
    Projektimi i sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre në terren.
    Bashkëpunimi me arkitektë, inxhinierë të tjerë dhe ekipet e ndërtimit për të siguruar përputhshmërinë e projekteve me specifikimet gjeoteknike.
    Vlerësimi dhe parashikimi i rrezikut të mundshëm për shkatërrimin e strukturave në bazë të kushteve gjeoteknike.
    Kontrolli dhe monitorimi i ndërtimit të projekteve për të siguruar përputhshmërinë me projektet dhe rregulloret e aplikueshme.
    Ofrimi i këshillave teknike dhe mbështetje gjatë fazës së realizimit të projektit dhe pas përfundimit të tij.
    Pjesëmarrja në përgatitjen dhe shqyrtimin e ofertave dhe dokumenteve të tenderëve për projekte të ndryshme.
    Ne varesi te shpimeve gjeologjike dhe llojit te materialit percakton bazamente te sigurt per themele per objekte, mure mbajtese, diga, tombino
    Llogarit perforcime vertikale sic jane pilota , diafragma etj per te siguruar qendrueshmeri ne germimin e themeleve te objektit.
    Identifikon shtresat ku do mbeshteten themelet ( nese kane nevoje per perforcim bazamenti ose jo) dhe projekton nje plan germimi te sigurt ne qendrueshmerine e skarpatave ne varesi te llojit te materialit
    Projekton perforcime skarpatash dhe shpatesh te germuara qe kane rezik shembje
    Projekton perforcim themelesh te objekteve ekzistues.
    Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj;
    Raporton tek Kryeinxhinieri.
    Kualifikimet​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me specializim në Gjeoteknikë.
    Të ketë përvojë pune të paktën 5 vite në fushën e inxhinierisë gjeoteknike, përfshirë analiza dhe projektimin e bazamenteve, sondazheve gjeoteknike dhe mbikëqyrjen e projekteve te ndërtimit.
    Të disponojë licencë profesionale për ushtrimin e profesionit si inxhinier ndërtimi.
    Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje problemash.
    Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi të shkëlqyera.
    Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
    Njohuri të thella të rregulloreve dhe standardeve të sigurisë në ndërtim
    Shënime​Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail: [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X