Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkojme (1) Inxhinier Mekanik (Junior) & (1) Inxhinier Mekanik (Senior)


    Kompania e Inspektimit, Certifikimit dhe Vlerësimit të Cilësisë Swiss Approval Albania shpk, me seli në Tiranë,
    kërkon të punësojë një (1) Inxhinier Mekanik (Junior) & (1) Inxhinier Mekanik (Senior)

    Kërkesat që duhet të përmbushë aplikanti:

    Të jetë i/e diplomuar në Inxhinieri Mekanike;
    Të ketë njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Office dhe programe të tjera inxhinierike;
    Të ketë njohuri profesionale të gjuhës angleze;
    Të zotërojë leje drejtimi kategoria B.
    Të jetë fleksibël me oraret dhe punën në terren

    Detyrat e punës që do të përmbushë:

    Kryen Inspektime industriale
    Rishikon & rivlerëson nga ana teknike projektet e realizuara nga të tretë;
    Vizaton në AutoCAD projekte mekanike si dhe përshtat projekte të tjera teknike;
    Raporton dhe informon në vazhdimësi te eprori dhe/ose te stafi drejtues i shoqërisë, mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura;
    Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e efiçencës në punë;
    Zbaton me korrektësi rregullat e etikës, disiplinës dhe konfidencialitetit në punë;
    Realizon detyra të tjera që i ngarkohen në lidhje me pozicionin e punës.

    Kompania ofron kushte shumë të mira pune dhe mundësi për zhvillim profesional.
    Të interesuarit të dërgojnë:

    CV të detajuar;
    Diplomë në Inxhinieri Mekanike;
    Certifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka);

    në adresën [email protected] deri më 15.02.2024

    Ju lutemi të vendosni në subjekt pozicionin e punës për të cilin po aplikoni.
    Psh: Aplikoj per pozicioni Inxhinier Mekanik Junior ose aplikoj per pozicionin inxhinier Mekanik Senior .
    Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
    Vetëm personat e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

    Swiss Approval Albania ju uron suksese!
    Apliko
Working...
X