Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Rrjeteve Sociale


    Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj

    Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

    Specialist i Rrjeteve Sociale

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Menaxhon dhe zhvillon llogaritë e rrjeteve sociale të shoqërisë (FB, LinkedIN, Instagram, etj.);Promovon në të gjitha rrjetet sociale të gjitha aktivitetet e shoqërisë;Bashkëpunon me grafikën për realizimin e fotove për story dhe postime;Poston materialet promocionale (foto dhe video);Monitoron prezencën dhe performancën e rrjeteve sociale të shoqërisë;Komunikon në mënyrë etike me ndjekësit si dhe kujdeset t'ju përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale;Përditësohet me të rejat më të fundit të rrjeteve sociale;Raporton mbi ecurinë e rrjeteve sociale;Sugjeron plane për të rritur audiencën e rrjeteve sociale;Monitoron media-planet e përcaktuara më parë nga shoqeria;Realizon detyra të tjera që mund ti kërkohen, sipas rastit;

    Kërkesat:
    ​Të ketë mbaruar Arsimin e lartë (përbën avantazh dega Marketing);Të njohë programet e dizajnit;Të ketë eksperiencë në pozicione punë të ngjashme që kanë lidhje me komunikimin, mirëmbajte apo menaxhim të rrjeteve sociale, etj;Të ketë aftësi të mira në njohjen e të drejtës digjitale të krijuesit, aftësi të mira në dizajn, etj;Të ketë aftësi ndërvepruese dhe organizative;Të jetë i vëmendshëm ndaj detajeve;Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë njohës i mirë i gjuhës së shkruar dhe të folur;Të jetë aktiv dhe të përcjellë frymë pozitive në dinamikën e grupit;Të jetë njohës i mirë i Microsoft Office;Të ketë njohuri shumë të mira (të folur dhe të shkruar) të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze.

    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

    Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.

    Adresa: “Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

    www.hybrid.al / www.globegroup.al
    AplikoWhatsApp
Working...
X