Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Institutional Relations Coordinator

    Tirane, ofroj vend pune Institutional Relations Coordinator
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Mane Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023
    Pozicioni: Koordinator i Marrëdhënieve Institucionale
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Eshtë personi që lehtëson komunikimin dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet shoqërisë dhe institucioneve të ndryshme. Mban marrëdhënien me institucionet shtetërore për aplikime, vërtetime etj, si dhe nevojat që lindin nga kontratat e klienteve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Marrëdhëniet e shoqërisë dhe institucioneve shtetërore:
    Eshtë pjesë kontakti mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë. Sigurimi i listave të dokumentacionit të nevojshëm për aplikime të ndryshme sipas institucioneve;
    Kryen kontrollin e fundit të dosjes për aplikim sipas listës së përfituar më parë;
    Kryen aplikimin në institucion dhe e ndjek sipas afateve të aplikimit;
    Kryen plotësimin ose saktësimin e kërkesave që mund të ngrihen nga institucioni gjatë fazës së vlerësimit të aplikimit. Nëse ngrihen kërkesa për plotësim, ato përcillen tek Menaxheri i Njesisë;
    Kryen përcjelljen e perfaqësuesve të institucioneve në terren nëse është e nevojshme dhe e kërkuar nga institucioni;
    Tërheq faturat dhe çfarëdo lloj dokumenti tjeter të lëshuara nga institucionet shtetërore për shërbimet dhe kontrollet që ato kryejnë karshi shoqërisë;
    Ndjek me Departamentin e Financës së shoqërisë pagesat e faturave të lëshuara nga institucionet shtetërore;
    Tërheq vërtetimet e pagesave dhe faturave tatimore nga institucionet shtetërore për shoqërinë;
    Asiston Departamentin e Financës së Shoqërisë;
    Tërheq taksat dhe tarifat vendore në bashkitë përkatëse;
    Kryen procesin e verifikimit dhe saktësimit të taksave dhe tarifave vendore mes bashkive dhe Departamentit të Financës;
    Tërheq vërtetimet për likujdim të taksave dhe tarifave vendore nëse kërkohet nga shoqëria;
    Marrëdheniet e shoqërisë dhe klientëve të shoqërisë:
    Bazuar në kontratat e sipërmarrjes apo marrëdhenieve të tjera me shkrim mes shoqërisë dhe klientëve, këtyre të fundit i ofrohen shërbimet e mëposhtme:
    Aplikime pranë UK dhe OSHEE:
    Verifikim financiar i pagesave të kontratës. Nese ka debi, lajmërohet personi përgjegjës në shoqëri për likujdimin e detyrimeve;
    Përgatitje dokumentacioni për dosjen e aplikimit të kalimit të kontratës së UK;
    Aplikim për kalimin e kontratës dhe ndjekja e saj për respektimin e afatit kohor;
    Tërheqja e faturave financiare për likujdim në Departamentin e Financës;
    Tërheqja e kontratave dhe librezave në emrin e klientit;
    Lajmërimi i personit përgjegjës në shoqëri ose i klientit.
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti
    Kualifikime të tjera:
    Eksperiencë të ngjashme;
    Aftësi shumë të mira të komunikimit të shkruar dhe verbal;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunues në një mjedis dinamik;
    Aftësia për të përcjellë informacionin në mënyrë të qartë dhe bindëse si për ekipet e brendshme ashtu edhe për institucionet e jashtme;
    Aftësi të forta ndërpersonale për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie pozitive me aktorë të ndryshëm;
    Njohuri rreth proceseve për aplikime të ndryshme që lindin nga marrëdhënia e shoqërisë me institucionet shtetërore si dhe nga marrëdhënia e shoqërisë me klientët e saj;
    Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 16/04/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X