Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi ne Zbatim (Per Objekt Ndertim Pallati)

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi ne Zbatim (Per Objekt Ndertim Pallati)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Instituti | Kamez | Paskuqan



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    2 N sh.pk është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kerkon te zgjeroje stafin e saj ne Departamentin Teknik te Ndertimit, ne pozicionin:
    Inxhinier Ndertimi ne Zbatim per Objekt Ndertim Pallati:
    Inxhinieri i ndertimit do te jete pergjegjes per menaxhimin e projektit ne te gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve te procedurave te kompanive.
    Detyrat:
    Është përgjegjës për sigurimin dhe plotësimin e të gjithë dokumentacionit Tekniko – Ligjor, Ekonomik sipas fazave të projektit.
    Është përgjegjës për menaxhimin e grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurisë së tij në koordinimin e drejtorit të Departamentit Teknik .
    Është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të projektit.
    Bashkëpunon me Departamentin Juridik për lidhjen e kontratave të grupeve nënkontraktore . Ndjekja e kontratave të sipërme për ndëshkim.
    Është përgjegjës për monitorimin e progresit, mbikëqyrjen e shpërndarjes së materialeve dhe kryerja e kontrolleve të sigurisë dhe zgjidhjen e çdo problemi që mund të pengojë punën.
    Bashkëpunon dhe koordinon me Departamentin e Prokurimit për porositë e materialeve në kohë, metodat dhe makineritë e nevojshme për realizimin e projektit;
    Raporton ne mënyre periodike ( ditore dhe javore) tek departamentet Teknik , duke dorëzuar dokumentet suportues për punën e bërë ne kantier
    Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
    Shqyrton projektet e tjera, preventivin dhe specifikimet teknike te objekteve qe do te ndertohet dhe ben verejtje përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullesi;
    Ben organizimin e ndarjeve të punës sipas nënkontraktoreve, grupeve të punës dhe kontratave të punës që punojnë në objekt;
    Harton librezën e masave për ndëshkimin që kryhen dhe e raporton çdo jave se bashku me stacionin e punimeve;
    Evidenton dhe paraqet kërkesat për ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit pranë Administratorit dhe Departamentit Teknik
    Çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprori.
    Kualifikimet :
    Të ketë mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
    Të ketë eksperienca të mëparshme pune në Zbatim , + 2 vite si Inxhinier Ndertimi
    Të ketë aftësi menaxheriale dhe aftësi për të punuar në grup.
    Të gjitha këto aftësi të mira, në ndjekjen dhe veprimet e kontratave, në komunikim, etj.
    Përfitimet:
    Një ambient mikpritës dhe dinamik që keni mundësi për rritjen profesionale;
    Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
    Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga konkuruese në treg;
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën : [email protected] ose ne nr.Cel.te vedosur tek TITULLI i njoftimit . (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)
    *Kandidatet që do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vend nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e Dhënave Personale”x
    Cel. : 0688513500
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X