Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Zyre e Pasurive të Paluajtshme

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Zyre e Pasurive të Paluajtshme
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMenaxhim | Administrim BiznesiSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicion i hapur në sektorin imobiliar : Menaxhere Zyre Real Estate​Detyrat​
    Udhëheqja dhe mbështetja e stafit të zyrës, duke siguruar që të gjithë punonjësit të kenë detyrat e tyre të qarta dhe të realizojnë objektivat.
    Koordinimi dhe organizimi i aktiviteteve të përditshme të zyrës sipas direktivave te Drejtuesit të Departamentit.
    Asistimi në përgatitjen dhe dorëzimin e kontratave dhe dokumenteve të tjera ligjore.
    Sigurimi që të gjitha dokumentet dhe kontratat të jenë të plota dhe në përputhje me ligjin.
    Koordinon aktivitetet dhe operacionet e zyrës për të siguruar efikasitet.
    Mbajtja e regjistrave të sakta dhe të përditësuar të transaksioneve të pasurive të paluajtshme.
    Organizimi i takimeve dhe vizitave të klientëve.
    Harton një databazë për shitjen e njësive me këste ose me kredi.
    Ruan dhe përditeson listën e pronave në dispozicion.
    Ka përgjegjësi në përgatitjen e raportit ditor të planit të punës së agjentëve dhe ja raporton drejtuesit të departamentit dhe CEO.
    Menaxhon telefonatat dhe korrespondencën (e-mail, shkresa, etj.)
    Kualifikimet​
    Të ketë mbaruar studimet e larta për Administrim biznesi/Arkitekturë/ Marketing/ Mardhënie me publikun.
    E preferueshme është përvoja paraprake në menaxhim ose në agjenci imobiliare të paktën 4 vite.
    Aftësi për të trajtuar çështje komplekse dhe për të zgjidhur probleme që mund të lindin me klientët ose ekipin.
    Te jete njohese e mire e gjuhës angleze.
    Te jete e pergjegjshme, korrekte dhe me etike te larte profesionale.
    Njohuri kompjuterike të programeve MS office-Financë / Autocad.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi.
    Dërgo CV në numrin e mëposhtëm:
    Cel. : 069 704 6400
     
    WhatsApp
Working...
X