Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Senior / Specialist Back Office

    Tirane, ofroj vend pune Senior / Specialist Back Office
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeFinance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në Departamentin e Operacioneve, Njësia Back Office në pozicionin:
    Senior/Specialist Back Office​
    Përmbledhje e Pozicionit:
    Të kryejë, monitorojë, kontrollojë me korrektësi dhe cilësi të gjitha proçeset e punës që kryhen në njësi duke garantuar përputhshmërinë me rregullat dhe proçedurat e punës së Bankës, kushtet e përgjithshme të biznesit si edhe kushtet e punës së aplikuara nga Banka.
    Përgjegjësitë kryesore të punës:
    Shërben si pikë kontakti për të gjitha cështjet dhe problematikat operacionale rutinore në lidhje me ekzekutimet e transaksioneve në sistem dhe proçesimet e urdhërave të pagesave nga departamenti I administratës apo departamente të tjera të bankës.
    Menaxhon, kontrollon dhe arshivon sipas rregullave dhe proçedurave të përcaktuara nga Banka dokumentacionin e transaksioneve të kryera në njësi, në bashkëpunim me Shefin e Njësisë.
    Ekzekuton në sistem kalimet e pagave si dhe pagesa të tjera duke i kushtuar kujdes aplikimit të rregulloreve operacionale të bankës dhe kërkesave rregullatore në fuqi:
    Ekzekuton veprimet e pagesave të bankës për furnitorët e palët e treta bashkëpunuese, pagesat e detyrimeve tatimore, pagesat e utiliteteve të Bankës.
    Administron brenda afateve kohore të përcaktuara në proçedurë, urdhër bllokimet/ekzekutimet nga palët e treta dhe proçedon me veprimet përkatëse në sistem dhe përgatitjen e kthim përgjigjeve për palët e treta.
    Administron komunikimin shkresor në lidhje me ILDKPKI në përputhje me proçedurën e brendshme të bankës dhe kërkesat ligjore në fuqi.
    Ka pergjegjesi dhe zbaton kerkesat e ardhura nga Departamenti I Keshillimit Ligjor, per informacion apo bllokim / zhbllokimin e llogarive nga Institucionet e Rendesise se Vecante, sipas procedurave te brendshme te njesise.
    Është përgjegjëse për komunikimin dhe rikonsilimin e raporteve mujore që dërgohen tek palët e treta si: Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë e VIP, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Thesarit Tiranë.
    Është përgjegjëse për monitorimin e ekzekutimit të procesit DD sipas detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjet me Kompanitë Utilitare.
    Ndjek nga afër rregulloret dhe proçedurat që lidhen me operacionet/procedurat ligjore për urdhër bllokimet dhe propozon ndryshime në funksion të përmirësimit të operacionalitetit dhe mbajtjes së marrëdhënieve optimale të Bankës me palët e treta.
    Është përgjegjës për të përmbushur gjithashtu detyra të tjera që mund t’I caktohen nga Drejtori I Departamentit/Shefi I Njësisë.
    Kërkesat e profilit:
    Diplomë universitare
    Eksperienca ne sektorin bankar perben avantazh
    Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
    Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
    Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 30 Mars 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
    CV dhe letër motivimi
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].
    Mirëpresim aplikime dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi, kandidatë te cilët konsiderojnë transferimin dhe punësimin në Tiranë.
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet më sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X