Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier QA\QC

    Inxhinier QA\QC
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Inxhinier QA/QC
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Palasë
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë. Ndjek zbatimin e procedurave me nënkontraktorët, procesin e testeve laboratorike për kampione të ndryshme materialesh dhe sigurohet që çdo gjë është në përputhje me standardet.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë;
    Të përmirësojë dhe implementojë procedurat e kompanisë;
    Ndjekjen dhe auditimin e çdo departamenti për zbatimin e procedurave të cilësisë sipas kompanisë;
    Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinierët e caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH. Sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
    Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë;
    Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjate zbatimit të punimeve;
    Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve;
    Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
    Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt;
    Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantieret e ndërtimit;
    Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
    Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
    Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë eksperiencë pune në Punime Civile (punime ndërtimi dhe përfundimi);
    Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë;
    Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
    Aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
    Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (Paketa Microsoft Office, etj.).
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
    https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    Afati i dorëzimit:
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X