Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik Ndertimi | Balfin Construction

    Teknik Ndertimi | Balfin Construction
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Teknik
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Teknik Ndertimi
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Vlorë
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Ndjek nga afër ecurinë e vazhdueshme të punës në objekt gjatë të gjitha fazave të punimeve;
    Ndan detyrat, organizon grupet e punës dhe udhëzon brigadierët e grupeve të punës mbi detyrat ditore;
    Është përgjegjës për performancën e brigadës në tërësi;
    Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës dhe frontin ku angazhohet;
    Verifikon vendin e punës ku do të punojnë punëtorët dhe mban proces-verbale për punimet me rrezikshmëri të lartë. Merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale;
    Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
    Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
    Informon inxhinierin e brigadës dhe inxhinierin e kantierit për ecurinë e punës, për problematikat e ditës, defektet që mund të dallojë si dhe jep mendim për përmirësime;
    Mban ditarin e objektit, kohëshënuesin e punëtorëve të brigadës dhe frontet ku kanë qenë të angazhuar;
    Përcjell të dhënat tek inxhinieri i brigadës dhe inxhinieri preventivues për përgatitjen e librezës së masave;
    Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
    Koordinon punën me inxhinierin e kantierit në fronte të ndryshme pune në kantier për të garantuar vazhdimësinë e punimeve;
    Koordinon me inxhinierin e brigadës për të përcaktuar prioritetet e ditës si dhe ndan detyrat për punëtorët;
    Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
    Asiston vazhdimisht inxhinierin si në zyrë edhe në terren;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë te shkolles se mesme ose teknike.
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë përvojë pune të ngjashme.
    5-7 vite përvojë në zbatimin e projekteve.
    Të ketë aftësi për të lexuar projektet, njohur dhe zbatuar KTZ.
    Aftësi të mira në kontroll, organizim dhe raportim.
    Të ketë dëshirë për të implementuar risi.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si në formë verbale ashtu edhe me shkrim.
    Të jetë fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura.
    Të ketë aftësi për të punuar në skuadër dhe gjithashtu në mënyrë të pavarur.
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
    https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X