Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e Projektesh

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e Projektesh
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim | Administrim Biznesi
    AlbGroup është një organizatë që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vjetë eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
    Për nevoja të kompanisë Albacademy, jemi duke kërkuar një Koordinator/e Projektesh, sipas përshkrimit më poshtë.
    Përmbledhje e Pozicionit:
    Koordinatori/ja i/e Projektit është përgjegjës/e për planifikimin, organizimin dhe mbikqyrjen e projekteve, për të siguruar që ato të përfundohen me sukses dhe brenda afateve të përcaktuara. Ai/ajo punon ngushtë me ekipet e ndryshme, me menaxhmentin dhe palë të tjera të përfshira, si dhe menaxhon të gjtha burimet, për të garantuar permbushjen në kohë dhe me efikasitet të objektivave të projektit .
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Planifikimi dhe koordinimi i të gjitha fazave dhe aktiviteteve, sipas objektivave të projektit;
    Zhvillimi dhe ndjekja e afateve kohore, për të siguruar përfundimin e projektit brenda afateve dhe buxhetit të përcaktuar;
    Koordinimi i burimeve, shpërndarja e detyrave sipas nevojave të projektit dhe optimizimi i proçeseve të punës;
    Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me ekipin dhe palët e interesuara;
    Monitorimi dhe raportimi i statusit të projektit, përfshirë identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme;
    Sigurimi që projektetet të jenë në përputhje me standardet dhe politikat e kompanisë .
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    Diplomë universitare në Menaxhim, Administrim Biznesi, Inxhinieri, ose fusha të ngjashme;
    Përvojë e mëparshme në menaxhimin ose koordinimin e projekteve;
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese;
    Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe në një mjedis dinamik dhe në ndryshim;
    Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi me ekipe të ndryshme;
    Njohuri mbi mjetet e menaxhimit të projekteve (p.sh., Microsoft Project, Trello, Asana);
    Njohuri të mira financiare dhe buxhetore janë një avantazh.
    Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] .
    *Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply
Working...
X