Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Këshillues Klienti - Neptun Lezhë

    Këshillues Klienti - Neptun Lezhë
    Lezhe

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​
    Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson mbi 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Këshillues Klienti
    Departmenti: Retail
    Vendodhja: Lezhë
    Qëllimi i Pozicionit: Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe nje eksperiencë pozitive në blerje.
    Detyrat:
    Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javorë;
    Të komunikoni dhe ti shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
    Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
    Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
    Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
    Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve.
    Kualifikimet:
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;
    I sjellshëm dhe me vetëbesim;
    I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
    Te jete kreativ
    Shënime:
    Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected] ose në numrin e kontaktit +355689000089 (WhatsApp)
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale''.
     
    Apply

    WhatsApp

    Human Resources Department
    T: +355689000089 | +355 4 2380002
    @: [email protected] | www.neptun.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
Working...
X