Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Top Market Albania po kërkon një Short Form Content Creator (F)

    Tirane, Top Market Albania po kërkon një Short Form Content Creator (F)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing-online | Social Media | SEO
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Top Market Albania po kërkon një Short Form Content Creator (F), të aftë për të mbështetur iniciativat e marketingut të kompanisë. Si Content Creator, do të jeni përgjegjëse për zhvillimin e videove me cilësi të lartë, tërheqëse dhe argëtuese për rrjetet sociale. Do të regjistroni video profesionale UGC të produkteve brenda një studioje shtëpie dhe do të shërbeni si fytyra e biznesit. Këto video do të publikohen në të gjitha kanalet e rrjeteve sociale të Top Market Albania (Facebook, Instagram, TikTok, YouTube).
    𝗢𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗮𝘁 & 𝗣𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲𝘀𝗶𝘁𝗲:
    • Shkrimi i skripteve tërheqëse dhe interesante për produktet e kompanisë.
    • Regjistrimi i videove të produkteve duke përdorur një kamer profesionale Canon.
    • Propozimi i ideve kreative për promovimin e produkteve të klientit.
    • Menaxhimi i pajisjeve të studios, organizmi dhe mirëmbajtja e hapësirës së studios.
    • Bashkëpunimi me Video Editorin për të siguruar që videoja përfundimtare përputhet me udhëzimet e brandit.
    𝗔𝗳𝘁𝗲𝘀𝗶𝘁𝗲 & 𝗞𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝗶𝗺𝗲𝘁:
    • Të paktën 2 vite përvojë në krijimin e përmbajtjes, prodhimin e videove ose një fushë të ngjashme.
    • Aftësi të shkëlqyera në regjistrimin e videove duke përdorur një kamer profesionale Canon (përvoja me pajisjet Canon është e domosdoshme).
    • Njohuri mbi ndriçimin për xhirimet e videove.
    • Njohuri mbi mënyrën se si funksionon algoritmi i rrjeteve sociale dhe praktikave më të mira.
    • Aftësi të forta krijuese, komunikimi dhe bashkëpunimi.
    • Mendim inovativ dhe aftësi për të dalë jashtë kornizave tradicionale.
    𝗣𝗲𝗿𝗳𝗶𝘁𝗶𝗺𝗲 & 𝗦𝗵𝗽𝗲𝗿𝗯𝗹𝗶𝗺𝗲:
    • Paga fillestare: 80,000 ALL/muaj, në varësi të përvojës.
    • Bonuse të bazuara në performancë për video që arrijnë dhe tejkalojnë kufijtë e caktuara të shikimeve.
    • Mundësi rritjeje profesionale, përfshirë kurse të paguara për videografi të avancuar.
    • Akses në pajisje profesionale për prodhimin e videove.
    Vendndodhja & Orari i Punes:
    Komuna e Parisit, Rruga Prokop Mima, Tiranë (Vetëm në ambientet e kompanisë)
    Kohë e plotë, e hënë - e premte, 09:00 - 17:00
    Cel. : 0695799218
     
    WhatsApp
Working...
X