Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    AUDITOR I LARTË I BRENDSHËM , Tirane

    AUDITOR I LARTË I BRENDSHËM , Tirane
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eIT Teknike | KompjuteraMenaxhim | Administrim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE ​
    TITULLI I PUNËS: AUDITOR I LARTË I BRENDSHËM​DEGA: Tiranë​DEPARTMENTI: Audit Brendshëm​
    Përkufizimi i Posaçëm i Punës:​Auditori i Lartë i Brendshëm do të jetë përgjegjës për vlerësimin e efektivitetit të kontrolleve të brendshme të bankës, praktikat e menaxhimit të rrezikut dhe përputhshmërinë me standardet rregullatore.​
    Pergjegjesite Kryesore:
    Udheheq dhe kryen auditime të brendshme gjithëpërfshirëse për të vlerësuar efektivitetin e kontrolleve të brendshme, proceseve dhe kuadrit të menaxhimit të rrezikut të bankës.
    Planifikon, ekzekuton dhe mbikëqyre audite të njësive të ndryshme për të siguruar përputhshmërinë me ligjet, rregullat dhe politikat e brendshme.
    Identifikon fushat e rrezikut, rekomandon veprime korrigjuese dhe ofron informacione të vlefshme për drejtuesit e lartë për të përmirësuar efikasitetin operativ.
    Përgatit raporte auditi me gjetje të qarta dhe të koncize dhe rekomandime të vlefshme për drejtuesit e lartë.
    Ndjek zbatimin e rekomandimeve të leshuara nga Auditi i Brendshem dhe monitoron përparimin e përmirësimit.
    Bashkëpunon me palët e brendshme dhe të jashtme, përfshirë rregullatorët, auditorët e jashtëm dhe drejtues te strukturave te bankes.
    Ndihmon në përgatitjen e punes për auditimet e brendshme dhe të jashtme dhe inspektimet rregullatore.
    Qëndron në dijeni të ndryshimeve në kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira të industrisë bankare.
    Udheheq dhe ofron udhëzim për auditorët e rinj, duke promovuar një mjedis bashkëpunues brenda ekipit.
    KËRKESAT PËR POZICIONIN:
    Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme.
    Të paktën 5 vjet eksperiencë në Auditim të Brendshëm në Institucione Financiare.
    Preferohet që kandidatët të kenë ose të kenë pasur eksperiencë të mëparshme në Menaxhimin e Rrezikut, Thesar, ose në fushën e Kontabilitetit/Financave.
    Njohuri të forta të rregulloreve bankare, kuadrit të kontrollit të brendshëm dhe praktikat e menaxhimit të rrezikut.
    Njohuri te plota të metodologjive të auditimit, mjeteve dhe teknikave.
    Aftësi për të udhëhequr detyrat e auditimit dhe për të komunikuar në mënyrë efektive me drejtuesit e lartë.
    Mendësi analitike për detajet dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
    Aftësi të forta komunikimi dhe ndërveprimi për të angazhuar palët e interesuara në të gjitha nivelet.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe per te përmbushur afatet.
    Përdorim i avancuar I paketes MS Office (Excel, Word, PowerPoint).
    Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin Curriculum Vitae të detajuar në Departamentin e Burimeve Njerëzore ([email protected]). Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    Afati i fundit i aplikimit 14 Mars, 2025.
     
    Apply

    United Bank of Albania - UBA
    Rruga Dritan Hoxha
Working...
X