Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Vlerësimit të Pasurive

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Vlerësimit të Pasurive
    Tirane

    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Specialist te Vlerësimit të Pasurive, në zyrat qendrore në Tiranë.
    Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.
    Kerkohet Specialist i Vlerësimit të Pasurive
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Ndjek proçesin e vlerësimeve të kolateraleve që merren si garanci në proçesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit;
    për të siguruar mbrojtjen e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.
    Përgjegjësite kryesore përfshijnë:
    Kryen vleresimin e pronave te ndryshme duke bere analizen e tregut per te percaktuar vleren e tregut.
    Kur eshte e nevojshme kryen inspektimin e prones dhe kerkon te dhena krahasuese.
    Pergatit raportin e vleresimit sipas formatit standart te kompanise.
    Mbledh te dhena mbi transaksionet qe percaktojne vleren e pasurive te paluajtshme.
    Dokumenton dhe ruan ne sistem vleresimet qe kryen.
    Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen nga drejtuesit kohë pas kohe.
    Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar/Aftesi:
    Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të pasurive te paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Degën Administrim-Biznes të Fakultetit të Ekonomisë
    Preferohet te të ketë 0-2 vjet pune në sektorin e vlerësimeve të pasurive. (Inkurajohen te aplikojne edhe aplikant me pak pervoje)
    Avantazh nëse është i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë ose e dytë)
    – CV
    – Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme (nqs disponon)
    Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne [email protected] ose ne nr +355682476369
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X