Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Finance

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Finance
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Finance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,.Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës. Në emër të një kompanie të madhe me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po rekruton kandidatë për pozicionin Specialist i Lartë Finance
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Roli i Specialist i Lartë Finance konsiston në përgatitjen e përgjithshme të pasqyrave financiare vjetore dhe mujore, në përputhje me standardet dhe procedurat e shoqërisë. Kontrollon kontabilizimin e faturave të blerjes dhe shitjes, në përputhje me legjislacionin fiskal në fuqi. Ndjek raportet e kontratave dhe arkëtimeve të klientëve. Kontrollon në mënyrë të detajuar shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara për projektin përkatës që ka në ndjekje. Asiston në hartimin e buxhetit dhe biznes-planit të shoqërisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgatit dhe konsolidon të dhënat financiare të projekteve, duke siguruar saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar;
    Koordinon me ekipin e Kontabilitetit dhe Raportimit, për të marrë dhe analizuar të dhënat financiare nga çdo projekt për qëllime raportimi;
    Sigurohet që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore për raportimin financiar për çdo projekt;
    Kryen analiza financiare mbi të dhënat financiare të projektit për të identifikuar trendet, ndryshimet dhe fushat e përmirësimit;
    Përgatit raportet financiare dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI) për çdo projekt për të mbështetur proceset e vendimmarrjes dhe vlerësimin e performancës;
    Përgatit raporte të veçanta të menaxhmentit, përfshirë analizën e buxhetit në krahasim me të realizuarin, shpjegime për ndryshimet dhe përmbledhje të performancës financiare;
    Bashkëpunon me menaxherët e projekteve për të zhvilluar dashboard-e dhe matrica të veçanta të performancës;
    Suporton në përgatitjen e raporteve dhe prezantimeve për nivelin ekzekutiv lidhur me performancën financiare të projekteve në tërësi (për qëllime të menaxhimit dhe të ortakëve);
    Suporton në përgatitjen e analizave, raporteve dhe prezantimeve për palë të treta (p.sh. shoqëri menaxhuese të disa prej projekteve), përfshirë koordinimin me këto subjekte për raportimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të performancës;
    Përdor sistemet financiare dhe mjete të tjera të raportimit për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e raportimit financiar;
    Identifikon mundësitë për përmirësim të proceseve dhe rritje të efikasitetit në raportimin financiar;
    Bashkëpunon me ekipet e IT dhe kontraktorët e jashtëm për të optimizuar sistemet e raportimit financiar dhe për të siguruar saktësinë dhe integritetin e të dhënave;
    Siguron respektimin e raportimeve ligjore dhe kërkesave për deklarim të të dhënave financiare në përputhje me kërkesat ligjore;
    Suporton në përgatitjen e të dhënave financiare të projektit për auditorët e jashtëm (të kompanisë dhe të grupit);
    Përditësohet me ndryshimet në standardet e raportimit financiar, kërkesat e raportimit dhe praktikat më të mira të industrisë;
    Analizon dhe ndjek zbatimin e procedurave të departamentit, si dhe propozon ndryshime për procedurat ekzistuese në funksion të punës;
    Kryen detyra të tjera që i caktohen.
    Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Financë/Kontabilitet.
    Kualifikime të tjera:
    Të paktën 5 vite eksperiencë në profesion;
    Çertifikime profesionale janë avantazh;
    Eksperiencë në analiza financiare, përgatitje buxhetesh dhe raportime financiare;
    Njohuri të thelluara në kontabilitet ndërkombëtar dhe standarde financiare;
    Njohuri të avancuara në përdorimin e MS Excel (p.sh., analiza komplekse të të dhënave, VBA);
    Eksperiencë me programe financiare dhe ERP (p.sh., Navision, Financa 5);
    Aftësi në përdorimin e mjeteve analitike dhe të raportimit;
    Aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në ekip;
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subject « Specialist i Lartë Finance »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetem nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : 0674647484
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X