Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SHIFT LEADER for SINSAY 📍 Durrës

    SHIFT LEADER for SINSAY 📍 Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Supervizor | Team Leader
    Zgjidhni një Karrierë Ndërkombëtare me LPP S.A – Pjesë e Një Ekipi Global!
    LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
    Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizejnuar
    për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.
    Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në më shumë se 40 vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Europën,
    Azinë dhe Lindjen e Mesme.
    Ne po hapemi edhe në Shqipëri, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë sonë janë punonjësit, ndaj te ftojmë, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!
    SHIFT LEADER for SINSAY
    Vendodhja: Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje
    Shqipëri​
    Marka SINSAY është e para qe hapet ne tregun Shqiptar dhe LPP ALBANIA është në kërkim të SHIFT LEADER
    per dyqanet tona ne Tiranë, Durres, Lezhe, Lushnje për tu bashkuar me ekipin tonë
    Përgjegjësitë:
    Mbështetjen e Menaxherit të Dyqanit në detyrat e përditshme
    Organizimin e detyrave të dyqanit
    Zbatimin e standardeve të markes LPP në punën e përditshme
    Sigurimin e shfaqjeve të produkteve në përputhje me standartet e kompanise
    Ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientit
    Operimin e arkës dhe shitjeve
    PĂ«rgjegjes per stokun, marrjen dhe dergesat.
    Prezantimi i produkteve në dyshemenë e dyqanit dhe në magazinë në përputhje me standardet e markës, support per Visual Merchandiser
    Komunikimi me sektoret e tjera dhe kompaninë mëmë
    Pritshmërite tona:
    Përvojë në menaxhimin e ekipit
    Është i pavarur dhe i përkushtuar për të përfunduar detyrat e caktuara
    Ka njohuri mbi ligjet bazë të punës
    Ka së paku një vit përvojë në shitje me pakicë, preferohet Retail
    Tregon gadishmëri dhe efektivitet në zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e ndryshimeve
    Mund të punojë me turne
    Të zotërojë gjuhën angleze (bonus)
    Cfarë ju ofrojmë:
    Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
    Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
    Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
    Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë
    Voucher me produkte për çdo sezon
    Produktet e Sinsay për çdo sezon
    Mjedisi dinamik të punës
    Si të Aplikoni?
    Dërgoni aplikimin/ CV-në tuaj me Subjekt SHIFT LEADER dhe qytetin ku po aplikoni në recruitmentalbania@lpp.com
    Psh: SHIFT LEADER, DURRES
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.
     
    Apply
Working...