Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Njoftim Punesimi - Specialiste Sherbim Klienti

    Njoftim Punesimi - Specialiste Sherbim Klienti
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Gjuha
    anglisht
    NJOFTIM PUNESIMI​Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin Specialiste Shërbim Klienti, pranë Departamentit të Kredisë Digitale, në Zyrën Qendrore:
    Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
    Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
    Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
    Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
    Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
    Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
    Të jetë e organizuar dhe korrekte;
    Të kenë njohuri të mira në gjuhën e huaj anglisht;
    Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
    Specialisti i Shërbimit të Klientit është përgjegjës për zbatimin e gjithë detyrimeve që rrjedhin nga Manuali i Departamentit të Kredisë dhe rregullores së Departamentit të Kredisë Digitale, sipas përshkrimit të punës;
    Telefonon, drejton pyetje sigurie për verifikimin e klientit dhe e orienton këtë të fundit se si të vazhdojë aplikimin e tij për kredi në rastet kur proçesi nuk ka përfunduar të gjitha hapat;
    Telefonon sistematikisht sipas procedurës së përcaktuar, klientët të cilët shfaqen në vonesë;
    Monitoron dhe ndjek pagesat e klientëve të portofolit të Kredisë Digitale;
    Përgatit raporte dhe informacionin për Drejtorin e Departamentit të Kredisë Digitale me frekuencë ditore, javore, mujore si dhe raporte shtesë nëse i kërkohet diçka e tillë;
    Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
    Kërkesë për punësim
    Curriculum Vitae
    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me e-mail brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit si më poshtë:
    - [email protected]
    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.
     
    Apply

    Str: “ “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane
    (+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
    [email protected] | www.fondibesa.com
Working...
X