Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjeje

    Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjeje
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    AGJENT SHITJE
    VEGA Electric, pjesë e VEGA Group është një ofrues kryesor i shërbimeve të plota në fushën e mirëmbajtjes dhe asistencës teknike, duke u specializuar si në sektorin e energjisë së rinovueshme, ashtu edhe në industrinë elektrike. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të paneleve diellore, si dhe projektimin dhe instalimin e nënstacioneve dhe linjave të tensionit të mesëm/të lartë.
    Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Agjenti Shitje.
    Përmbledhje e Pozicionit
    Agjenti i Shitjeve është përgjegjës për prezantimin e kompanisë dhe produkteve të saj te klientët e rinj dhe ekzistues.
    Ai do të luajë një rol kyç në identifikimin e nevojave të klientëve dhe ofrimin e zgjidhjeve më të përshtatshme për ta.
    Gjithashtu, do të jetë i angazhuar në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta me institucionet dhe bizneset e ndryshme në sektorin energjetik.
    Detyrat dhe Pergjegjësitë:
    ● Prezanton dhe promovon produktet dhe shërbimet e kompanisë te klientët e rinj dhe ekzistues.
    ● Këshillon dhe orienton klientët mbi zgjidhjet më të mira duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e tyre.
    ● Raporton në mënyrë të rregullt mbi progresin e detyrave dhe aktivitetet e realizuara.
    ● Ndërton dhe ruan marrëdhënie të mira me institucionet dhe kompanitë e ndryshme në sektorin energjetik.
    ● Kryen analiza të tregut dhe identifikon mundësi të reja për zgjerimin e bazës së klientëve.
    ● Negocion kushtet e bashkëpunimit me klientët dhe partnerët sipas politikave të kompanisë.
    ● Përfaqëson kompaninë në takime, konferenca dhe evente të tjera biznesi.
    ● Është i gatshëm të udhëtojë për qëllime biznesi, sipas nevojës.
    Kriteret dhe Kualifikimet:
    ● Eksperiencë e mëparshme në shitje ose në një rol të ngjashëm, preferohet në sektorin energjetik.
    ● Njohuri të mira të produkteve dhe shërbimeve në fushën e energjisë.
    ● Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negocimi.
    ● Aftësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe partnerët.
    ● Aftësi analitike për të identifikuar nevojat dhe trendet e tregut.
    ● Fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar për qëllime biznesi.
    ● Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe mjeteve të tjera digjitale të komunikimit.
    ● Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat e përcaktuara.
    ● Patentë klasi B
    ● Gjuha: Angleze
    ● Mosha: 30+
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Agjent Shitje”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.​
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X