Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Njoftim Punesimi - Specialist Operacionesh

    Njoftim Punesimi - Specialist Operacionesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    NJOFTIM PUNËSIMI​
    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin Specialist Operacionesh, pranë
    Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve, në Zyrën Qendrore:
    Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
    Të ketë diplomë të shkollës së lartë;
    Preferohet të këtë eksperiencë punë në sektorë të ngjashëm;
    Të këtë aftësi të mira komunikuese në punë dhe në grup;
    Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
    Të jetë i organizuar dhe korrekt;
    Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
    Kryen kontabilizimin ditor të llogarive bankare të Fondit BESA sha që kanë lidhje me aktivitetin e kredisë (derdhje këstesh, hapje disbursimi, kontabilizim, vërtetime mbyllje/gjendje, derdhje pjesore apo totale për blerje prone, kalime fondesh, kthime tepricash, komisione vërtetimesh, pagesa për prona etj;
    Kontabilizon vendime të Fondit BESA që kanë lidhje me klientët për Degët që ka në ngarkim;
    Rakordon llogaritë pezull të klientëve të paidentifikuar lek/eur, posta në udhëtim lek/eur etj;
    Bën sistemimet e kësteve nëpër kalendaret e klientëve në bazë të dokumentave justifikues/apo kërkesës së Degës;
    Bën fletët kontabël për vendimet e KKPP, DC etj;
    Poston në fund të ditës aktivitetin e Arkave nëpër Degë;
    Mban kontakte të vazhdueshme me asistentët e degëve që kanë në ngarkim për një mbarëvajtje sa më të mirë të punës së përditshme;
    Punon për ngritjen profesionale nëpërmjet njohjes me literaturat dhe eksperiencat bashkëkohore, shkëmbimit të eksperiencave me institucionet e tjera të ngjashme si dhe kualifikimet e vazhdueshme;
    Ruan konfidencialitetin e të gjithë informacioneve dhe dokumentacionit të departamentit;
    Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Drejtori i Departamentit të Administrimit të Kredive dhe Operacioneve;
    Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
    Kërkesë për punësim
    Curriculum Vitae
    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 21 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
    - [email protected]
    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet: www.fondibesa.com.
     
    Apply

    Str: “ “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane
    (+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
    [email protected] | www.fondibesa.com
Working...
X