Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes, Dega Sarande

    Sarande, ofroj vend pune Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes, Dega Sarande
    Sarande

    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në sonë në pozicionin:
    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes
    Dega Sarande​
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Siguron realizimin e objektivave të biznesit duke mirëmbajtur dhe rritur një portofol cilësor klientësh biznesi. Vlerëson klientin në tërësi me synimin e krijimit të një bashkëpunimi afatgjatë me bankën si partner financiar dhe për të gjitha nevojat financiare që ai ka ti drejtohet bankës sonë si zgjedhjen e vetme. Këshillon dhe ofron zgjidhje bankare per klientët për të plotësuar nevojat e tyre financiare duke siguruar shërbim të shpejtë dhe me profesionalizëm.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Njeh shume mire klientët e portofolit te tij biznes dhe sigurohet qe ai /ajo është personi qe ata do t’i drejtohen për një zgjidhje financiare.
    Identifikon dhe përthith klientë të rinj për bankën, në mënyrë autonome dhe në bashkëpunim me drejtorin rajonal dhe të degës.
    Identifikon dhe kupton nevojat e klientëve me qëllim krijimin e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi. Ofron një paketë të plotë shërbimesh bankare (e-banking, transferta, paga etj) në mënyrë që marrëdhënia e tyre me bankën të jetë sa më e ngushtë duke gjetur çdo shërbim që plotëson nevojën dhe me një përfitueshmëri më të madhe.
    Punon në mënyrë të pavarur në përzgjedhjen e klientëve, targetimin dhe analizimin e situatës financiare për të dalë në një propozim të qartë për klientin.
    Kryen analizat kreditore për klientët që do të afrohen në të ardhmen në bankë në mënyrë sa më cilësore dhe objektive në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt bankës, me përgjegjësi firme për mendimin e tyre profesional lidhur me cilësinë dhe sigurinë e aplikacionit kreditor.
    Rishikon analizat kreditore të klientëve që ka në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë banka me këta klientë në të ardhmen.
    Ndjek klientët kreditorë që ka në portofol dhe në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave siguron gjetjen e një zgjidhje/këshillimi për të kapërcyer vështirësinë në pagesën e kredisë.
    Përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.

    Profili Individual:
    Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi.
    Eksperiencë pune minimumi 2 vjet në një pozicion të ngjashëm.
    Aftësi në kryerjen e analizave kreditore, për vlerësimin e riskut kreditor.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëveprimi me klientë.
    Të jetë dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë. Të ketë kurajon për ti kontaktuar dhe të dijë të promovojë produktet/shërbimet e bankës.
    Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht. Njohje shumë të mirë të produkteve/shërbimeve bankare.
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 21 Shkurt 2025:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X