Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Riskut të Kredisë, Njësia e Riskut të Kredisë

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Riskut të Kredisë, Njësia e Riskut të Kredisë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
    Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;
    Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
    Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
    Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;
    Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
    Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.

    Kërkesat për pozicionin:
    Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;
    Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
    Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;
    Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
    Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
    Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 17 Shkurt 2025, në adresën e emailit [email protected].
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    noafin.al/jobs
Working...
X