Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit
Tirane
Tipi
me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Menaxher i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Njësisë së Lejeve dhe Hipotekimit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë njësi, duke siguruar përputhshmërinë me rregulloret ligjore dhe standardet institucionale. Ky rol përfshin koordinimin e stafit të njësisë, mbikëqyrjen e shqyrtimit të kërkesave, dhe ofrimin e udhëzimeve profesionale për përmirësimin e efikasitetit operativ.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Planifikon proceset e aplikimeve për leje ndërtimi dhe hipotekim në koordinim me arkitektët e projekteve dhe Drejtuesin e Departamentit;
Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të njësisë;
Harton dhe mbikëqyr grafiket e aplikimeve online në institucione;
Mbikëqyr dhe planifikon proceset e aplikimeve fizike në institucione;
Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për aplikime për Deklarata Paraprake, Leje Zhvillimi, Leje Ndërtimi, etj.;
Harton dhe/ose kontrollon dokumentacionin tekniko-ligjor për akt-kontrolle me Bashkitë dhe aplikime në institucione të vlefshme për Certifikatë Përdorimi dhe Hipotekim;
Mban komunikim të vazhdueshëm me institucionet për mbarëvajtjen e proceseve;
Harton/kontrollon planvendosjet për leje;
Kontrollon projektet që dorëzohen nga stafi i projektimit për aplikim për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit që jep lejen;
Kontrollon preventivat që dorëzohen nga kostoistet për aplikime për leje, nëse janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e institucionit për leje;
Harton dokumenta shoqëruese, kërkesa dhe autorizime për aplikime në institucione;
Kontrollon raportet e supervizorëve dhe kolaudatorëve;
Bën aplikime online për leje të ndryshme;
Krijon skica paraprake, duke përdorur softuerë të përshtatshëm projektimi (CAD), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyrën e ndërtimit dhe vendosjen e saj;
Harton struktura, vizatime dhe plane në përputhje me kërkesat e klientëve dhe me ligjet/rregulloret në fuqi;
Bashkëpunon me stafin e inxhinierëve në kantier, planifikuesit urbanë, kontraktorët dhe arkitektë të tjerë;
Viziton kantierin për të parë nëse planet janë duke u ndjekur siç duhet, në përputhje me lejet e ndërtimit;
Suporton Arkitektin e Klientit në vlerësimin e ndryshimeve të kërkuara në projektin e klientit në raport me lejen e ndërtimit;
Koordinon dhe ofron informacione të nevojshme Departamentit të Financës në lidhje me ecurinë e projekteve dhe faturimet;
Harton raporte javore në lidhje me ecurinë e proceseve që ka në ngarkim;
Kryen detyra të tjera sipas nevojës apo kërkesave.
Edukimi: Të ketë diplomë universitare në degën Arkitekture, Inxhinieri.
Kualifikime të tjera:
Të paktën 10 vite eksperiencë si në fushën e projektimit dhe marrëdhënieve me institucionet;
Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e ndërtimit;
Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime të sakta;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
Aftësi për të punuar në skuadër;
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh;
Njohuri shumë të mira mbi legjislacionin për urbanistikën;
Përdorim i avancuar i paketës 2D dhe 3D, AutoCAD, Excel, Word, PowerPoint, etj.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
Afati i dorëzimit: 13/02/2025
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply
WhatsApp
Balfin DEVELOPMENT
+355 44523200 | [email protected]
St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania