Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Njoftim Punesimi - Asistente Operatore Durres

    Njoftim Punesimi - Asistente Operatore Durres
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeEkonomist-Financier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PUNËSIMI​
    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobankar, shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin ASISTENTE OPERATORE për Qytetin e Durrësit.
    Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
    Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në fusha relevante;
    Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune profesionale në fushën e kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit;
    Të jetë e aftë të ofrojë një cilësi të lartë të shërbimit ndaj klientit;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, në të shkruar dhe në të folur;
    Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të mbështesë të tjerët;
    Të jetë e organizuar dhe korrekte;
    Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës;
    Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike;
    Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
    Të komunikojë dhe të informojë klientët/klientët potencial rreth produkteve dhe shërbimeve të kompanisë si dhe të mbajë saktë të gjithë informacionin e nevojshëm prej tyre;
    Të jetë person kontakti për zyrën;
    Të koordinojë dhe të sigurojë që realizohen në kohë të gjitha aktivitetet dhe dokumentacioni përkatës për klientët që janë pjesë e projekteve të veçanta;
    Të realizojë pyetësorë të ndryshëm me klientët dhe të hedh të dhënat e tyre në programet përkatëse;
    Të përshkruajë histori të shkurtra klientësh;
    Të ndihmojë gjatë procesit të kredidhënies; në aplikim, procesim të të dhënave të klientit në sistemin e kredisë të ASF dhe në disbursim;
    Të ndihmojë në mirëmbajtjen e dosjeve të klientëve dhe në inventarizimin e dokumentacionit fizik dhe elektronik;
    Të ndihmojë Drejtuesin e Degës dhe të regjistrojë të dhëna për ”Sistemin e mbylljes ditore”;
    Të përgatisë saktë dhe në kohë raporte sipas kërkesës Drejtorit të Degës;
    Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
    Kërkesë për punësim
    Curriculum Vitae
    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brenda datës 31 Janar 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
    - [email protected]
    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet www.fondibesa.com.
     
    Apply

    Str: “ “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane
    (+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
    [email protected] | www.fondibesa.com
Working...
X