Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor Shitje Kanali Ho Re Ca

    Supervizor Shitje Kanali Ho Re Ca
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMenaxhim | Administrim BiznesiSupervizor | Team Leader
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: "Supervizor i shitjes per kanalin Ho Re Ca"
    Supervizor i shitjes, ndan targete, objektiva të shitjes te agjentët e shitjes në sinkron me strategjitë e kompanisë.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Menaxhimi i nje zone të caktuar dhe i nje numri agjentesh Pre-Seller që do të ketë në varësi.
    Shtrirja në të gjithë klientët e mundshëm, duke mbuluar portofolin/produktet sipas kanalit/segmentit, gjen mundësi për vendndodhjen e portofolit të produkteve EIG në pikë shitje dhe bllokimi i hapësirave të konkurentit.
    Merr pergjegjësi për situatën aktuale të tregut/territorit dhe të biznesit.
    Ndan planet/targetet javore ose mujore tek stafi që ka në varësi në bazë të potencialit të klientëve për secilën zone.
    Menaxhon kohën dhe rutin ditor, si ne terma ditore ashtu edhe menaxhimin e punonjësve te tij/saj gjatë mbledhjeve/takimeve dhe bashkëveprimeve të ndryshme.
    Përcakton një rut efikas me frekuence dhe nje sens llogjik.
    Vendos objektiva SMART dhe delegon në mënyre efektive detyra tek punonjësit.
    Ndjek proçesin ditor te punës së agjentit. Orienton dhe motivon stafin ne varesi drejt objektivave te percaktuar.
    Planifikon dhe koordinon shitjet sipas strategjisë së kompanisë;
    Propozon dhe ndjek programe/projekte/kontrata deri në përfundimin e proçesit, të aplikuara tek klientët.
    Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
    Zhvillon dhe ruan marrëdheniet me klientët;
    Rekruton dhe rrit në mënyrë të vazhdueshme numrin e klientëve.
    Orienton, këshillon, monitoron, motivon dhe vlerëson performancën e agjenteve që ka në varësi.
    Pergatit raporte periodike, sipas kerkesave nga eprori i drejtëpërdrejtë.
    Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
    Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtëpërdrejtë.
    Kualifikimet dhe kerkesat
    1. Arsim i larte, preferohet drejtimi ekonomik
    2. Përvojë në shitje mbi 5 vjet, në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet, avantazh ekperience në FMCG;
    3. Përdorues shumë i mirë i Paketes Office;
    4. Njohuri të spikatura te proçesit dhe dinamikave të shitjes
    5. Aftësi shumë te mira komunikimi dhe motivimi;
    6. Njohuri të mira të gjuhës angleze
    Aftesitë e kërkuara
    Komunikimi: Ka aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar
    Negocimi: Ka aftësi shumë të mira negocimi
    Planifikues efektiv: Planifikon në mënyrë efektive punën
    Punon në mënyrë të pavarur: Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
    Menaxhimi i kohës: Di të menaxhojë kohën, realizon planin ditor sipas planifikimit
    Dëgjues aktiv: Është dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit
    Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore dhe në përfaqësimin në mënyrën më të mirë të kompanisë
    Ka rezultat: Arrin targetin e vendosur
    Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
    Shënime:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected]
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X