Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Finance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Për një grup biznesesh me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri, DIMENSION HR po kërkon të rekrutoj kandidatë për pozicionin: Menaxher Finance​
    Përmbledhja e pozicionit:
    Përgatit bilancet, pasqyrat financiare dhe raportet e tjera biznesit. Përgjegjësitë gjithashtu përfshijnë analizimin e trendeve të kostove, të ardhurave, angazhimeve financiare dhe detyrimeve të bëra për të parashikuar të ardhurat dhe shpenzimet e ardhshme. Raporton financat e shoqërisë për menaxhmentin dhe ofron sugjerime për shfrytëzimin e burimeve egzistuese, për të arritur objektivat e shoqërisë.
    Përgjegjësitë Kryesore :
    Detyra të menaxhimit
    Harton raporte të sakta kontabiliteti dhe paraqet rezultatet e tyre.
    Përgatit pasqyrat financiare sipas aftateve te miratuara.
    Jep mbështetje teknike dhe këshilla për menaxhimin në përgjithësi.
    Rishikon dhe rekomandon modifikime në sistemet dhe procedurat e kontabilitetit.
    Merr pjesë në vendosjen e standardeve financiare dhe në procesin e parashikimeve/buxhetimeve
    Mbështet procesin e mbylljes se raportimve financiare në fund të muajit dhe në fund të vitit.
    Zhvillon dhe dokumenton proceset e biznesit dhe politikave të kontabilitetit për të ruajtur dhe forcuar kontrollet e brendshme
    Komunikon me Administratoirin, Menaxherët e Departamenteve të tjera si dhe Audituesin e jashtem në lidhje me sistemin e kontrollit të brendshëm dhe zbatimin e proçedurave të vendosura.
    Ruan, kontrollon sistemin e brendshëm të informacionit dhe kontabilitetit duke përgatitur dhe rekomanduar politikat dhe procedurat.
    Detyra operacionale
    Dokumenton transaksionet financiare duke regjistruar informacionin kontabël.
    Përmbledh situatën aktuale financiare duke mbledhur informacion; përgatit raportet e bilancit, pasqyrën e fitimit dhe humbjes dhe raporte të tjera.
    Verifikon transaksionet financiare duke audituar dokumentat e origjinës .
    Pajton/rakordon mospërputhjet financiare duke mbledhur dhe analizuar informacionin e llogarive.
    Siguron informacionin financiar duke plotësuar backup-in e bazës së të dhënave.
    Kontribuon në një marrëdhënie të fortë të klientit përmes ndërveprimeve pozitive me personelin e klientëve.
    Menaxhimi i sistemit të payrollit (kontrolli, mirëmbajtja e tij).
    Të zbardhë inventarin e mallit në magazinën kryesore çdo fund muaji ne lidhje me produktet e gatshme dhe gjysëm të gatshme.
    Kualifikimet :
    Arsimi: Diplomë Universitare ne Financë – Kontabilitet. përvojë pune mbi 3 vjet në një pozicion ekuivalent.
    Eksperiencë: Përvojë pune mbi 3 vjet në një pozicion ekuivalent.
    Aftësitë:
    Kuptim shumë të mirë të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit.
    Njohja të plotë të procedurave dhe parimeve bazë të kontabilitetit
    Përvojë në hartimin e pasqyrave financiar
    Përvojë me procesin e mbylljes së llogarive financiare në fund të muajit / fundvitit
    Aftësi të shkëlqyera të softuerit të kontabilitetit dhe paketes Microsoft Office.
    Aftësi të mira administrative.
    Saktësi, dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Dhunti për numrat dhe aftësi në përpunimin sasior të të dhënave.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «Menaxher Finance»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : 0674647484
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X