Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik Projektimi

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik Projektimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    INXHINIER MEKANIK PROJEKTIMI
    VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
    Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
    Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Drejtor Ndërtimi.
    Përmbledhje e Pozicionit
    Inxhinieri Mekanik Projektimi është përgjegjës për krijimin, analizimin dhe zhvillimin e projekteve mekanike duke siguruar që dizajnet dhe specifikimet të jenë në përputhje me kërkesat teknike, standardet e industrisë dhe rregulloret ligjore. Ai/ajo kontribuon në hartimin e komponentëve, sistemeve dhe strukturave mekanike duke bashkëpunuar ngushtë me ekipet ndërdisiplinore.
    Detyrat dhe Pergjegjësitë:​
    Harton dizajnet mekanike dhe përgatit specifikimet teknike për projekte.​
    Analizon performancën dhe qëndrueshmërinë e sistemeve mekanike, duke kryer llogaritje dhe simulime.​
    Siguron përputhjen e projektimeve me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.​
    Përgatit vizatime dhe modele duke përdorur softuerë të projektimit mekanik si AutoCAD, SolidWorks, ose Inventor.​
    Kryen përllogaritjen e kostove dhe ndihmon në përgatitjen e buxheteve për projektet mekanike.​
    Ndjek procesin e testimit dhe miratimit të sistemeve mekanike, duke identifikuar dhe zgjidhur defektet.​
    Bashkëpunon me inxhinierë të tjerë dhe ekipet e projektit për të integruar komponentët mekanikë në sisteme të plota.​
    Përgatit dokumentacionin teknik, raportet dhe manualet për produktet dhe sistemet mekanike.​
    Merr pjesë në përmirësimin e proceseve dhe implementimin e teknologjive të reja.​
    Kriteret dhe Kualifikimet:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike.​
    Përvojë pune e mëparshme në projektimin mekanik (min. 3-5 vite)​
    Njohuri të thelluara në analizën strukturore dhe llogaritjet mekanike.​
    Eksperiencë me softuerët e projektimit mekanik (AutoCAD, SolidWorks, Inventor, ANSYS ose të ngjashëm).​
    Njohuri mbi standardet dhe rregulloret e industrisë mekanike.​
    Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.​
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.​
    Leje drejtimi kategoria B​
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Mekanik Projektimi”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.​
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X