Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi Projektimi

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi Projektimi
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    INXHINIER NDËRTIMI PROJEKTIMI​VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani pioniere në Shqipëri, e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike.
    Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë..
    Në kuadrin e rritjes së saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Ndërtimi Projektimi.
    Përmbledhje e Pozicionit
    Inxhinieri i Ndërtimit në Projektim është përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e projekteve ndërtimore në përputhje me standardet teknike dhe kërkesat e klientëve. Ai/ajo siguron përgatitjen e vizatimeve, përllogaritjen e materialeve dhe strukturave, si dhe zbatimin e procedurave projektimore sipas rregulloreve ligjore dhe standardeve të industrisë.​Detyrat dhe Pergjegjësitë:​
    Harton vizatimet teknike dhe specifikimet për projektet ndërtimore.​
    Përllogarit ngarkesat, dimensionet dhe materialet e nevojshme për strukturat ndërtimore.​
    Zbaton standardet teknike dhe rregulloret ligjore në procesin e projektimit.​
    Bashkëpunon me ekipet ndërdisiplinore, duke përfshirë inxhinierët elektrikë, mekanikë dhe specialistët e tjerë.​
    Monitoron procesin e miratimit të projektit dhe zgjidh çështjet teknike që lindin.​
    Përgatit dokumentacionin teknik dhe raportet për projektet.​
    Përcakton dhe respekton afatet kohore për përfundimin e projekteve.​
    Mbështet proceset e prokurimit duke përgatitur listat e materialeve dhe kostove të nevojshme.​
    Ndjek teknologjitë e reja dhe praktikat më të mira në fushën e projektimit të ndërtimit.​
    Kriteret dhe Kualifikimet:​
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.​
    Përvojë pune e mëparshme në projektimin ndërtimor (min. 3-5 vite, e preferuar).​
    Njohuri të thelluara në analizën strukturore dhe materialet ndërtimore.​
    Aftësi të avancuara në përdorimin e softuerëve të projektimit, si AutoCAD, SAP2000, ETABS, Revit, ose të ngjashëm.​
    Njohuri mbi standardet dhe rregulloret e ndërtimit (kombëtare dhe ndërkombëtare).​
    Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.​
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.​
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Ndertimi Projektimi”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.​
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X