Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Taknik mirëmbajtës mekanik

    Tirane, ofroj vend pune Taknik mirëmbajtës mekanik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Teknik
    Përshkrimi i punës
    Tekniku i Mirëmbajtjes Mekanike është përgjegjës për mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve mekanike në një mjedis prodhimi. Ky rol siguron performancë optimale të pajisjeve, duke minimizuar kohën e ndalimit dhe duke rritur produktivitetin.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Kryen mirëmbajtjen parandaluese të makinerive dhe pajisjeve për të siguruar perfomancën dhe jetëgjatësinë e tyre.
    Mban dokumentacionin e pajisjeve duke u siguruar që janë në përputhje me standartet e industrisë.
    Diagnostifikon difektet mekanike dhe kryen riparimin e pajisjeve, duke përfshirë pompa, motorë, konvejer dhe makineri të tjera.
    Analizon arsyen e difekteve për të marrë masat e duhura dhe parandaluar ato në të ardhmen.
    Merr pjesë në instalimin e pajisjeve të reja duke u siguruar për konfigurimin dhe mirëfunksionimin e tyre.
    Bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes për të kuptuar karakteristika e pajisjeve dhe kërkesat e punimit.
    Zbaton standartet e sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë zbatimit të detyrave të mirëmbajtjes.
    Merr pjesë në trajnimet për sigurinë dhe shëndetin në punë duke kontribuar në një mjedis punë të sigurt.
    Komunikon me eprorin dhe koleget për sa i përket nevojave të mirëmbajtjes dhe gjendjes së pajisjeve.
    Mban inventarin e pjesëve mekanike dhe mjeteve të punës duke siguruar që materialet e duhura janë gati në rast difekti.
    Sipas nevojës, ndihmon në porositjen e pjesëve të këmbimit.
    Rregjistron aktivitetin e mirëmbajtjes si, kontrollet, riparimet dhe pjesët e përdorura.
    Përgatit raporte rreth perfomancës së pajisjeve dhe aktivitetit të mirëmbajtjes.
    Kërkesat dhe kualifilimet
    Preferohet arsimi i mesëm profesional në dege teknike mekanike ose diplomë universitare në inxhinieri mekanike.
    1 – 3 vite eksperience si teknik mirëmbajtjeje.
    Njohuri të mira rreth sistemeve mekanike, duke përfshirë pompat, sistemet hidraulike, pneumatike dhe elektrike.
    I aftë në përdorimin e veglave të punës.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatimet teknike.
    Aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Aftësia për të ngritur dhe mbajtur mjete dhe pajisje; mund të përfshijë punën në hapësira të kufizuara, pozicione të vështira dhe në lartësi.
    Preferohet të zotërojë gjuhën angleze.
    Si të aplikoni
    Nëse mendoni se plotësoni kriteret dhe jeni kandidati i duhur, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozicion. Ju lutem dergoni CV tuaj në adresën e e-mailit [email protected] ose kontaktoni nw numrin e telefonit 0684888811.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen për intervistim.
    Ju mirëpresim!
    coepto sh.p.k
    Rruga SH49, Fllakë, Xhafzotaj, Shijak, Durrës,
    Web: http://coepto.com
    Cel. : +355684888811
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X