EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqërite lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Magazinier për Magazinën Doganore"
Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës: Përgjegjës për hyrjen/daljen e mallrave, produkteve në Magazinën doganore, fiskale. Menaxhon stafin e magazines doganore dhe përgjigjet për instruktimin teknik dhe sigurinë në punë të stafit që ka në varësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Përgjegjës për hyrjen/ daljen e mallrave, produkteve në magazinën Doganore dhe Magazinën fiskale.
2. Përgjegjës për raportimin, dokumentimin dhe ndjekjen e dëmtimeve / skadencës (në përputhje me proçedurat përkatëse) si dhe të mospërputhjeve të materialeve në Hyrje / Dalje nga Magazina Doganore.
3. Përgjegjës për zhvendojsen e mallit që nga momenti i hyrjes deri në vendosjen e tij në koordinata duke u siguruar për sasinë, barkodin, skadencën dhe koordinatën përkatëse.
4. Përgjegjës për zbatimin me rigorozitet të Rregulloreve të Magazinës fiskale dhe doganore.
5. Përgjegjës për hedhjen në rregjistrin e Magazinës Doganore të Importeve / Daljeve / Eksporteve.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
1. Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm Ekonomik, avantazh Arsimi i Lartë.
2. Të ketë mbi 10 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
3. Të ketë aftësi të mira komunikimi.
4. Të ketë aftesi të punës në grup.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:
1. Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
2. Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
3. Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer porositë.
4. Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Mënyra e Aplikimit:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brenda datës 01/12/2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Apliko