Përshkrim i shkurtër i pozicionit të punës
Transportuesi është përgjegjës për dërgimin e porosisë në kohë dhe në destinacionin e caktuar me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Përgjegjës për të gjitha marrëdhëniet me klientin që furnizohet.
Përgjegjës për dorëzimin në kohë, destinacion të mallrave të porositura nga klienti.
Përgjegjës për inventarin e mallit të marrë në dorëzim nga magazina dhe për dëmtimin e mallit gjatë transportit.
Përgjegjës për masat administrative shtetërore per mall me dokumentacion jo sipas legjislacionit, të gjendur në mjetin e tij.
Përgjegjës për arketimin e vlerave monetare të faturave të dala nga magazina, përjashtuar faturat që paguhen me bankë sipas kontratave të furnizimit.
Mban pastër dhe mirëmban mjetin si dhe gjithe asetet në perdorim.
Mirëmban mjetin nga ana teknike, njofton shefin e teknikës për mbarimin e afateve të dokumentacionit dhe kohën e shërbimit të mjetit.
Ngarkon dhe shkarkon mjetin tek klienti.
Përgjegës per masat administrative shteterore për shkelje te kodit rrugor.
Njeh dhe zbaton Rregulloren e Brendshme të shoqerisë si dhe udhëzimet, vendimet dhe urdhërat që rrjedhin nga kjo Rregullore.
Kualifikimet dhe Kërkesat
Të ketë përfunduar Arsimin e Mesëm Profesional
Të ketë eksperiencë të mëparshme pune, mbi 2 vite
Të ketë leje drejtimi, kategoria CE
Të jetë fleksibël me oraret e punës
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 01.12.2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
Apliko