EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
"Agjenti i Shitjes Kavajë"
Agjenti i Shitjes luan një rol kryesor në sigurimin e një shërbimi të shkëlqyeshëm ndaj klientit dhe rritjen e të ardhurave të kompanisë. Ai është lidhja kryesore midis kompanisë dhe klientëve të saj përmes shërbimit cilësor bazuar në standardet më të mira të kompanisë dhe tregut.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Arritja e Targetit të Shitjes: Arritja e targetit të shitjeve në zonën e përcaktuar sipas rutit të lëvizjes.
- Prezenca e produktit në treg dhe vizibiliteti: Të arrihet prezenca e produkteve sipas KPI-ve të vendosura. Ruan në çdo kohë shikueshmërinë e produkteve Eurolab sipas marrëveshjes që menaxheri i Key Account ka me ta.
- Menaxhimi i Stokut: Menaxhon në mënyrë efikase situatat e stokut dhe jashtë stokut brenda kufijve të lejuar. Ruan cilësinë e produktit dhe shmang skadimin e produktit përmes rotacionit efektiv të stokut duke zbatuar teknikat e shitjes dhe të stokut.
- POSM / aktivitete: Zbaton vendosjen e POSM (materialeve në pikat e shitjes) dhe programeve sipas standardeve të tregtimit.
- Zhvillimi i tregut: Njeh shumë mirë zonën e tij / saj dhe pikat e shitjes, ndjek dinamikën e zhvillimit të zonës dhe informon menaxherin për çdo ndryshim të tregut.
- Çmimet e konsumit: Monitoron çmimet e konsumit në zonën e tij / saj dhe raporton tek menaxheri.
- Marrëdhëniet me klientët: Mban marrëdhënie të ngushta dhe efikase me klientët përmes vizitave të rregullta dhe ofrimit të shërbimeve reciprokisht të dobishme bazuar në Rregulloret e Brendshme të Kompanisë dhe Kodin e Sjelljes.
- Pasuritë e ndërmarrjes. Mirëmban, kujdeset, mirë administron pasuritë e kompanisë që përdor për të kryer punën e tij / saj.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
Diplomë e Shkollës së Lartë në Ekonomik, Administrim Biznesi apo fusha të tjera të ngjashme.
Minimum 3 vjet përvojë në shitje në industrinë FMCG.
Kuptimi i procesit dhe dinamikës së shitjeve.
Një angazhim për shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.
Njohuri të mira në paketën Microsoft Office.
Njohuri të një gjuhe të huaj, preferohet anglisht.
Leje drejtimi kategoria B.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara:
1. Komunikimi: Ka aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
2. Negocimi: Ka aftësi shumë të mira negocimi.
3. Planifikues efektiv: Planifikon në mënyrë efektive punën.
4. Punon në mënyrë të pavarur: Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
5. Menaxhimi i kohës: Di të menaxhojë kohën, realizon planin ditor sipas planifikimit.
6. Dëgjues aktiv: Është dëgjues shumë i mirë i kërkesave të klientit
7. Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore dhe në përfaqësimin në mënyrën më të mirë të kompanisë
8. Ka rezultat: Arrin targetin e vendosur
9. Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë CV në adresën [email protected] brenda datës 31/01/2024.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
Apliko