Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Koordinator Resorti | Green Coast

    Vlore, ofrohet vend pune Koordinator Resorti | Green Coast
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    ArkitektureInxhinieriMenaxhim | Administrim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional Mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Koordinator Resorti
    Departamenti: Resort - Administrimi
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i Përhershëm
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Koordinatori në Green Coast ndihmon Administratorin e Resortit për një menaxhim profesional të të gjithë funksioneve brenda Resortit,
    dhe sigurisë së banorëve. Ai/ajo siguron respektimin e përpiktë të rregullores së administrimit nga të gjithë banorët,
    si dhe zbatimin e mos-cënimin e projektit të miratuar nga kompania investitore nga ana e asnjërit prej banorëve.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
    • Suporton në menaxhimin e pajisjeve dhe shërbimeve në Resort, duke monitoruar dhe siguruar mbarëvajtjen e çdo procesi qe lidhet me shërbimet dhe mjetet.
    • Njeh, kërkon dhe siguron përpikmëri në zbatimin e rregullores se administrimit nga ana e banorëve.
    • Ndihmon në menaxhimin eficent të buxhetit të Resortit dhe mbledhjen e detyrimeve të banorëve.
    • Në bashkëpunim me Administratorin, kujdeset që të ofrohen gjithmonë standardet më të larta në të gjitha aspektet brenda Resortit: siguria e jetës, ruajtja e konfidencialitetit të banorëve, etj.
    • Ndihmon Administratorin në kontrollin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen në Resort.
    • Suporton në mbajtjen e informacionit të printuar dhe verbal për çdo shërbim dhe aktivitet të skeduluar.
    • Ndihmon Administratorin e Resortit në menaxhimin e marrëdhënies me banorët, sidomos për punimet shtesë dhe zbatimin e tyre sipas rregullores.
    • Suporton në shpërndarjen e njoftimeve mbi aktivitetin e kompanisë.
    • Realizon kontrolle të përditshme në ambientet e Resortit dhe plotëson ‘check-listat’ përkatëse.
    • U përgjigjet gjithmonë banorëve, si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet telefonit, duke përdorur përshëndetje korrekte dhe etikën e duhur të shërbimit.
    • Suporton Administratorin në zgjidhjen e menjëhershme të problematikave dhe pakënaqësive të banorëve të Resortit.
    • Ofron zgjidhjet e veta për çdo problematikë të identifikuar që kërkon përmirësim.
    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë e arsimit të lartë në degën e inxhinierisë ose arkitekturës.
    • Eksperiencë e mëparshme në të njëjtën fushë prej minimalisht 3 vitesh.
    • Zotëron paketën 2D dhe 3D, AutoCad. Njohja e programeve të avancuara si Revit, etj. përbën avantazh.
    • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.
    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi për të menaxhuar dhe zgjidhur nevojat e banorëve, duke ruajtur qetësinë dhe kortezinë.
    • Të njohë mirë projektin dhe ndjek zbatimin e tij.
    • Aftësi për t’u fokusuar në detaje dhe për të zgjidhur çdo problem në kohë sa më të shpejtë.
    • Aftësi për të menduar qartë, shpejt dhe ruajtur përqendrimin, si dhe për të marrë vendime të vetëdijshme.
    • Aftësi për të prioritizuar, organizuar dhe ndjekur çështjet në Resort.
    • Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave të banorëve dhe vizitave në vilat përkatëse.
    • Aftësi shumë të mira bindëse, negociuese dhe për të punuar në grup.
    • Imazh profesional dhe personalitet që reflekton besim.
    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik,
    një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
    Mënyra e Aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.
    Afati i Aplikimit: 12/01/2025
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X