Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kukes, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi

    Kukes, ofroj vend pune Oficer i Mbledhjes së Kredive në Vonesë, Degët Kukës / Peshkopi
    Kukes

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Finance-Specialist | Banke / Sigurime
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience




    Siguron cilësi të lartë të portofolit të kredisë duke kryer mbledhjen e hershme dhe intensive të kredive dhe manaxhimin e vonesave me fokus normalizimin e pagesave të kredisë duke u fokusuar në negocimin me klientët.
    Përgjegjësitë e pozicionit:
    Përgjegjës për manaxhimin e portofolit të tij në vonesë dhe arritjen e objektivave mujore/vjetore nëpërmjet negociimit të marrëveshjeve për pagesë, propozime për rifinancim dhe/ose ristrukturime;
    Siguron saktësinë e informacionit për klientin, bashkëhuamarrësin e garantorët, evidenton në mënyrë të vazhdueshme ndryshimet e informacionit në Procesverbalin e marrjes në dorezim dhe në sistem;
    Takon rregullisht dhe në mënyrë frekuente, sipas strategjisë së miratuar, klientët në portofolin e tij me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion;
    Evidenton arsyet e delinkuencës dhe propozon zgjidhje efikase;
    Negocion pagesa të kësteve me klientë në vonesë;
    Shpjegon klientëve nëpërmjet telefonit ose gjatë takimeve pasojat e vonesave dhe ofron zgjidhje alternative me qëllim stabilizimin e situatës;
    Kryen analizën financiare të situatës aktuale të klientit dhe propozon ristrukturime apo riskedulime të kredisë;
    Jep referenca të përgjegjegjshme për rastet në Komitet Kredie nëse ka informacion;
    Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat e vendosura nga Kompania dhe që jane pjesë e realizimit te detyrave dhe përgjegjësive të tij.
    Kërkesat për pozicionin:
    E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
    Aftësi të provuara negocimi; aftësi të mira analitike; Aftësi për vendimmarrje.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
    Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
    Aftësi shumë të mira për të kryer analiza të të ardhurave për të vlerësuar kapacitetin e klientit;
    Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 31 Janar 2025 në adresën e email-it [email protected]
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    noafin.al/jobs
Working...
X