Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Blerje

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Blerje
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Autostrada Tr.-Dr.



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim | Administrim Biznesi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    KRAFT SHPK
    email: [email protected]
    web :www.kraft.al
    tel:+355 69 877 7821
    KRAFT SH.P.K eshte nje ndër kompanitë më të mëdha distributore në Shqipëri me eksperiencë në importimin dhe furnizimin me një numër te madh veglash pune ne tregun vendas. KRAFT është themeluar në vitin 1994 dhe ofron nje standart te lartë të shpërndarjes profesionale te veglave te punës.
    Jo vetem shërbimi, por edhe cilësia dhe mundesitë e shumta te zgjedhjes jane avantazhet e kompanisë tonë.
    KRAFT ka punuar vazhdimisht te sjellë frymën e integritetit, shpirtit te fitores, respektit, rritjes & ekselences duke sjelle ndryshimin ne industri.Ne japim kontributin tonë falë eksperiences dhe profesionalizmit te stafit te përkushtuar.
    MENAXHER/E BLERJE
    MISIONI:
    Siguron furnizimin e qendrueshem dhe cilesor te produkteve duke zhvilluar marredhenie te forta dhe afategjata me furnitoret. Negocion cmime dhe kushte te favorshme, menaxhon nivelin e inventarit dhe siguron standartin e cilesise duke optimizuar kostot. Gjithashtu punon ne bashkepunim me departamentet e tjera per te garantuar funksionimin efikas te kompanise dhe permiresimin e proceseve te blerjes.
    PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    Identifikimi dhe vlerësimi i furnizuesve të mundshëm.
    Negocimi i kushteve dhe çmimeve me furnizuesit.
    Monitorimi i proceseve të blerjes dhe sigurimi i cilësisë së produkteve.
    Menaxhimi i marrëdhënieve me furnizuesit ekzistues.
    Analiza e tregut për të identifikuar mundësi të reja blerjeje.
    Planifikimi dhe buxhetimi i blerjeve për të optimizuar kostot.
    Koordinimi me departamentet e tjera për nevojat e blerjes.
    Mbajtja e dokumentacionit të saktë dhe raportimi mbi aktivitetet e blerjes.
    Kërkesat e profilit
    Diplomë të arsimit të lartë
    Preferohen kandidatë me përvojë profesionale në menaxhim, përbën përparësi përvoja në Biznes;
    Të ketë njohuri të proçeseve operacionale, planifikimit dhe menaxhimit strategjik të logjistikës, magazinës, transportit, blerjeve, proçedurave doganore
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
    I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
    Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
    Njohuri te programeve Financiare
    Etikë në punë;
    Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë në: [email protected]
    Provo suksesin tend në KRAFT!
    Besojani karrierën tuaj profesionistëve!
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
    Paga: Mjaft konkurruese + Bonus shtese ne baze te performances.
    Cel. : +355 69 877 7821
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X