Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat

    Tirane, ofrohet vend pune Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Gazetari | KomunikacionMarketingMarketing-online | Social Media | SEOSherbim Klienti
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
    Zëdhënës për Shtyp dhe Marrëdhënie me Mediat​
    Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
    Përgatitje e artikujve (dhe materialeve te tjera promovuese) për SIGAL UNIQA.
    Redaktim i artikujve/shkrimeve të Drejtorit të Përgjithshëm.
    Organizim i konferencave për shtyp.
    Ideim, perpilim dhe shpërndarje e njoftimeve për shtyp.
    Koordinim i marrëdhënieve me mediat dhe ndjekjen deri në publikim të shkrimeve/artikujve/emisioneve etj.
    Përgatitje artikujsh mbi sigurimet dhe produktet e kompanisë për median e shkruar/online çdo javë.
    Ideim tekstesh për reklama, video, dokumentarë dhe fletëpalosje të kompanisë.
    Përgatitje prezantimesh në ppt për kompaninë
    Monitorim dhe raportim tek eproret të lajmeve ditore
    Përgatitje e suplementeve gazetareske (Gazetë javore/mujore me artikuj dhe kuriozitete mbi sigurimet)
    Organizim i eventeve të ndryshme të kompanisë.
    Përgatitje dhe shpërndarje e Newsletterit mujor të kompanisë.
    Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
    Të ketë ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar ;
    Të ketë përvojë pune mbi 3 vjet si gazetar ekonomie në median e shkruar ;
    Te ketë eksperiencë në përgatitjen e raportimeve mbi zhvillimet ekonomike të pasqyruara në media ;
    Të ketë eksperience pune në institucione financiare, në pasqyrimin e aktivitetit financiar të institucionit ;
    Të ketë aftësi shume te mira organizative ;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe te folur) ;
    Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
    Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup ;
    Preferohet të ketë njohuri të mira të tregut të sigurimeve.
    Të interesuarit, brenda datës 28.01.2025 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
     
    Apply

    WhatsApp

    SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
    Life and non Life Insurance
    Blv. Zog I , Nr 1
    Tirana - Albania
    Phone: +355 4 2233308
    Fax: +355 4 2250220
    Whatsapp: +355 68 606 2829
    E-mail: [email protected]
    Website: www.sigal.com.al
    Listo ofertat e punesimit - SIGAL UNIQA Group AUSTRIA sh.a
Working...
X